• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHKATERRUAN 8 GRUPE…/ Kush janë dy të penduarit e drejtësisë, Nuredin Dumani dhe “ushtari” i tij Henrik Hoxhaj
Home
Aktualitet
Kronikë

SHKATERRUAN 8 GRUPE…/ Kush janë dy të penduarit e drejtësisë, Nuredin Dumani dhe “ushtari” i tij Henrik Hoxhaj

19 May, 2022 F.autor Aktualitet, Kronikë

Nuredin Dumani, një nga emrat më të përfolur të botës së krimit në Elbasan, i cili u vu në pranga pak muaj më parë, dhe ‘ushtari’ i tij Henrik Hoxhaj, janë bërë të pendurit e drejtësisë, duke zbërthyer te grupe të rrëzikshme kriminale, që operonin në Elbasan, Tiranë dhe Durrës.

Nuredin Dumani, është një emër i njohur i bvotës së krimit. Ai u arrestua nga policia më 29 mars të këtij viti, pasi shkroi që t’i bënte atentat Talo Çelës në fshatin Papër në Elbasan, por ai ju kundërpërgjigj duke e lënë të plagosur. Dumani u kap pak orë më vonë në Fier, ndërsa kishte marrë plagë në kurriz.

Ndërsa i penduari tjetër, Henrik Hoxhaj, cilësohet nga policia si njeriu më i afërt i Nuredin Dumanit. Hoxhaj u arrestua bashkë me Dumanin më 29 mars 2022 në qytetin e Fierit, pas atentatit që ranë pre e u plagosën të dy. Ai është një nga ushtarët më të besuar të Dumanit, me të cilin ka mbajtur kontakte si në Kosovë e Shqipëri. Hoxhaj u la në burg bashkë me Dumanin.

Historia e Nuredin Dumanit dhe Talo Çelës, që nga miq u shndërruan në armiq
Historia nis me vrasjen e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia në Durrës më 27 prill 2020 dhe si edhe Dorian Shkoza dhe Anxhelo Avdia në 2 mars 2020, ku Nuredin Dumani akuzohet së bashku me Talo Çelën. Megjithatë, hetuesit kanë dyshime se mes Dumanit dhe Çelës ka patur mosmarrëveshje që pas eleminimit në Sinaballaj të Rrogozhinës të Klevis Kapllanajt.

3 ditë pas vrasjes së 33-vjeçarit, në automjetin e tij mëngjesin e 17 shtatorit u vra dhe Bujar Çela. Kapllanaj dhe Dumani, sipas prokurorisë, kanë qenë miq. Pra dyshohet që Talo Çela ka ekzekutuar Klevis Kapllanajn, shokun e Nuredin Dumanit, prandaj ky i fundit në shenjë hakmarrjeje i ka vrarë të vëllanë, Bujar Çelën.

Kush është Nuredin Dumani
Nuredin Dumani, 37 vjeç është një emër jo pak i njohur në botën e krimit. Ai është autor i dyshuar për vrasjen e vëllezërve Haxhia në Durrës, kjo sepse siç ka dëshmuar i penduari i drejtësisë, Klevis Alla vëllezërit u vranë pasi akuzoheshin se nuk i kishin kthyer një shumë të konsiderueshme parash që kishin lënë në servisin e tyre. Vëllezërit Haxhia, gjithmonë sipas dëshmisë së Klevis Alla, kanë deklaruar se paratë i kanë humbur në muajin janar të këtij viti kur servisi i tyre ra pre e vjedhjes, ku i morën edhe materiale dhe nuk kishin asnjë mundësi për t’i kthyer pas. Dumani është shok me Klevis Kapllanin, i ekzekutuar 14 plumba më 15 shtator. Ai akuzohet edhe si organizator i vrasjes së Dorjan Shkoza dhe Anxhelo Avdylit, në 2 mars 2020. Po ajo që bie më shumë në sy është se në vrasjen e katër të rinjve në Durrës, Dumani ka bashkëpunuar së bashku me Talo Çelën, sot ai akuzohet për vrasjen e vëllait të tij, Bujar Çela.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NA KANË BËRË SI LOLO"/ Aleksia Peleshi zbulon çfarë i tha babai për pjesëmarrjen në “Portokalli”: Ishim të zënë...
Previous article PRESIDENTI/ Mediu negociator mes Alibeajt dhe Berishës? Zbulohen prapaskenat për bashkimin e grupit të PD

F.autor

Postime të ngjashme

TJETËRSIMI I PRONAVE NË DIMËR/ Falsifikuan dokumentet, masa sigurie për 14 punonjës të Kadastrës dhe përfituesit Aktualitet

TJETËRSIMI I PRONAVE NË DIMËR/ Falsifikuan dokumentet, masa sigurie për 14 punonjës të Kadastrës dhe përfituesit

KONTROLLE NË BANESA/ AMP ekzekuton masa e sigurimi ndaj ish-punonjësit dhe ish-drejtorit të AMP (EMRAT) Aktualitet

KONTROLLE NË BANESA/ AMP ekzekuton masa e sigurimi ndaj ish-punonjësit dhe ish-drejtorit të AMP (EMRAT)

NDËRHYNË PA LEJE GJATË SEANCËS/ Gjobiten Monika Kryemadhi dhe avokati Cakrani Aktualitet

NDËRHYNË PA LEJE GJATË SEANCËS/ Gjobiten Monika Kryemadhi dhe avokati Cakrani

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT