• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LIDHJET ME PUTININ/ Ish-kancelari gjerman humbet privilegjet financiare, por i lejohen truprojat
Home
Nderkombetare

LIDHJET ME PUTININ/ Ish-kancelari gjerman humbet privilegjet financiare, por i lejohen truprojat

18 May, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Në një kërkesë të përbashkët drejtuar komisionit buxhetor të Bundestagut, kërkohet që ish-kancelarit gjerman, Gerhard Schröder t’i shkurtohen ndjeshëm të drejtat e posaçme si ish-kancelar.

Në Partinë Socialdemokrate, SPD ka ende anëtarë që i janë mirënjohës Gerhard Schröderit. Për shembull Jo-ja e tij për luftën në Irak pati shumë përkrahës. Ende flitet në këtë parti, se drejtuesja e atëhershme e grupit parlamentar të CDU/CSU, Angela Merkel do t’i kishte dërguar ushtarët gjermanë në luftë. Por pas këmbënguljes së Schröderit për mosdorëzimin e mandateve që ka në koncernet ruse, edhe SPD-së i humbi durimi. Partnerët e koalicionit, SPD, Të Gjelbrit dhe liberalët (FDP) së bashku duan tani t’ia heqin privilegjet ish-kancelarit.

Gerhard Schöder, tifoz i futbollit duke parë një ndeshje në stadium

Në këtë kërkesë thuhet, se zyra që ka në dispozicion ish-kancelari në Bundestag do të mbyllet. Po ashtu i kërkohet qeverisë që të verifikojë që privilegjet e tjera të rrjedhin nga detyrimet që vazhdojnë pas postit, dhe jo të jenë të lidhura me statusin. Me këtë vendosen kritere që vlejnë edhe për ish-kancelarët e tjerë dhe ata të ardhshëm. Kush punon në funksion të postit të tij të mëparshëm, si për shembull ka patronazhe apo mban fjalime e udhëtime diplomatike, mund të mbështetet në burimet që ofron Bundestagu, kush nuk e bën këtë në të ardhmen nuk do t’i gëzojë këto privilegje. Kontratat e vendeve të punës që janë rezervuar për ish-kancelarin në Bundestag do të vazhdohen deri më 19.maj 2022. Personeli i mbetur do të merret me përmbylljen e detyrave të zyrës dhe më pas do të kalojë në poste të tjera.

Schröderit i lejohet truproja

Ish-kancelarit gjerman me sa duket do t’i lejohet truproja. Kjo në rast të vlerësimit të gjendjes së sigurisë për ish-kancelarin sipas Zyrës Federale të Kriminalistikës. CDU dhe CSU kishin kërkuar që ish-kancelarit t’i hiqen edhe pagesat që rrjedhin pas mandatit. Sipas informacioneve të ARD-së, socialdemokratët, Të Gjelbrit dhe liberalët e kanë verifikuar këtë hap nga ana juridike dhe në fund nuk e futën në kërkese, sepse ka shumë gjasa, që kërkesa e Unionit CDU/CSU të mos përputhet me kushtetutën.

Schröder është kritikuar ashpër në Gjermani, sepse megjithë agresionin rus kundër Ukrainës, ai nuk hoqi dorë nga postet e tij në koncernet e rëndësishme ruse. Ai punon ende për koncernin shtetëror Rosneft dhe shoqërinë e gazsjellësit Nord Stream 2 AG. Në një intervistë të kontestuar për “Neë York Times” Schröder e vlerësoi luftën si gabim, por nuk u distancua nga miku i tij, presidenti Putin. Më pas kryetarja e SPD-së, Saskia Esken kërkoi që Schröder pas 60 vjetësh anëtarësi në SPD të dorëzojë dokumentin e anëtarësisë. DW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MARRËVESHJA BALLA-ALIBEAJ/ Boçi: Kjo është tallje, ironia qëndron se mazhoranca…
Previous article KRITIK ME DREJTËSINË E RE/ Xhafaj: Rrogat i kanë më të larta se asnjëherë këto 30 vite, s’i kanë arritur...

s.autor

Postime të ngjashme

E BUJSHME NGA “WSJ”: Trump braktis marrëveshjen bërthamore me Iranin, për të hapur ngushticën e Hormuzit! Ja shkaqet e tërheqjes Botë

E BUJSHME NGA “WSJ”: Trump braktis marrëveshjen bërthamore me Iranin, për të hapur ngushticën e Hormuzit! Ja shkaqet e tërheqjes

SPEKULIME PËR SHËNDETIN E MOJTABA KHAMENEI/ Irani paralajmëron publikimin e pamjeve të liderit suprem: Do të shfaqet mes njerëzve dhe në rrugë Botë

SPEKULIME PËR SHËNDETIN E MOJTABA KHAMENEI/ Irani paralajmëron publikimin e pamjeve të liderit suprem: Do të shfaqet mes njerëzve dhe në rrugë

ZJARRET MASIVE PËRFSHIJNË KANADANË/ Mijëra banorë evakuohen, shkrumbohen banesat Botë

ZJARRET MASIVE PËRFSHIJNË KANADANË/ Mijëra banorë evakuohen, shkrumbohen banesat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT