• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“CONFERENCE LEAGUE”/ Rama për mediat italiane: Për herë të parë një finale europiane në Shqipëri, do të mbështes Romën
Home
Politikë

“CONFERENCE LEAGUE”/ Rama për mediat italiane: Për herë të parë një finale europiane në Shqipëri, do të mbështes Romën

18 May, 2022 s.autor Politikë

Kryeministri shqiptar Edi Rama foli për “Tuttosport” mbi finalen e parë europiane, që do të luhet në Shqipëri, të mërkurën e ardhshme. Fjala është për Roma-Feynoord, finalja e “Conference League”: “Kemi një nga objektet sportive më të bukura në Evropë dhe për ne do të jetë një Super Bowl i vogël”.

Kreu i ekzekutivit shqiptar i përgjigjet edhe pyetjes: A jeni i shqetësuar për tifozët e shumtë? “Jo i shqetësuar, por do të jetë një risi absolute për ne. Për sa i përket mikpritjes, ne jemi një vend që mund të luftojmë për Champions League”. Njëri nga dy finalistët është ekip italian, Roma: “Jam shumë i lumtur, që në fëmijëri kam bërë tifo për italianët në sport, më pas Roma u bë e veçantë prej José Mourinhos”.

Pak ditë më parë, “Corriere dello Sport” ndalej tek animi i kryeministrit shqiptar si tifoz i futbollit italian: “Kryeministri i Republikës së Shqipërisë Edi Rama është gati të mirëpresë tifozët e Feyenoord dhe Romës në Tiranë për finalen e Ligës së Konferencës, por nuk do të jetë i paanshëm.

Madje, ai tashmë përmes Instagramit ka treguar mjaft se është shumë pranë ngjyrave verdhekuqe, fillimisht duke publikuar një shall të Romës brenda stadiumit të kryeqytetit shqiptar dhe më pas duke pritur virtualisht “Mbretin e Romës” Francesco Totti me një foto te tij. Ish-kapiteni i Romës, tashmë e ka konfirmuar praninë e tij në finalen e madhe të kompeticionit europian.

Duket pak ironike kjo, duke qenë se Rama është tifoz i deklaruar me Juventusin dhe madje ka mik të tij të ngushtë drejtuesin e klubit tjetër të kryeqytetit italian, Igli Tare te Lazio. Megjithatë, kryeministri ka dalë hapur pro Mourinhos dhe verdhekuqve.

Gjithashtu ai do të jetë në stadium përkrah presidentit të UEFA-s, Aleksander Ceferin, dhe atij të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Nuk dihet nëse do të jenë edhe ambasadorët e Italisë dhe Holandës në stadium”.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENTI NË FIER/ Makina u përplas me murin e karburantit, ndërron jetë 22-vjeçarja
Previous article "URDHRAT ZAKONISHT ZBATOHEN"/ Paralajmëron zyrtari moldav: Rusia mund të godasë Ukrainën nga Transnistria

s.autor

Postime të ngjashme

ZJARRI NË MALIN E KRUJËS/ Reagon Rama: U shmang një bilanc që mund të kishte qenë tragjik Politikë

ZJARRI NË MALIN E KRUJËS/ Reagon Rama: U shmang një bilanc që mund të kishte qenë tragjik

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për... Breaking News

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për...

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë Politikë

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT