Reporterja Ursula Meissner është e njohur për punën e saj si foto-reportere lufte në të gjitha ato vende ku ka konflikt. Ajo ka shërbyer edhe gjatë luftës në Kosovë duke publikuar dhe dokumentuar gjithçka që ndodhi aty.
Së fundmi ajo ka sjellë në vëmendje një foto të kapur në Kosovë në atë kohë, për të cilën thotë se përshkruan të gjithë dhimbjen e shqiptarëve të Kosovës.
Një fotografi është fotografi e mirë, nëse zgjon emocionet. Kur unë isha në Kosovë, fotografova një fytyrë të një vajze. Vajza e vogël kishte dy ditë dhe dy net pa fjetur duke ecur nëpër shumë male – e gjithë kjo për ti shpëtuar rrezikut. Me këtë fotografi mund të përshkruhej e gjithë dhimbja e shqiptarëve të Kosovë,” thotë Meissner.
Sipas saj, lufta në vetvete është shumë tragjike, ndërsa thotë se vajza e vogël shqiptare nuk kishte as forcë për të qarë.
Ajo shton se kjo foto i kishte prekur shumë njerëz, edhe pse në të nuk ka gjak dhe armë”, pasi dhimbja njerëzore mund të tregohet edhe pa këto elemente.


