• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZBARDHET DINAMIKA E ATENTATIT NË LEZHË/ Çfarë zbuluan kamerat e sigurisë, Blerim Preçi dyshohet shënjestra e goditjes. Autorët…
Home
Breaking News

ZBARDHET DINAMIKA E ATENTATIT NË LEZHË/ Çfarë zbuluan kamerat e sigurisë, Blerim Preçi dyshohet shënjestra e goditjes. Autorët…

17 May, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Automjeti tip “Audi” ngjyrë gri i përdorur nga autorët në atentatin e dështuar ndaj kushërinjve Preçi nga Miloti është filmuar nga kamerat e sigurisë së bizneseve përgjatë superstradës Lezhë-Milot, por nuk është arritur ende të identifikohet targa e mjetit.

Pamjet filmike nuk janë të qarta dhe do të dërgohen për ekzaminim të specializuar në Tiranë.

DINAMIKA

Ndërkohë, referuar pamjeve filmike bëhet me dije se autorët i kanë ndjekur lëvizjet e kushërinjve Blerim dhe Klisman Preçi, dhe në zonën e Ishull-Lezhë automjeti tip “Audi” është bërë njësh me “Fuoristradën” dhe nga sedilja e pasme një person ka hapur zjarr në drejtim të tyre, duke qëlluar me breshëri plumbash ndaj kushërinjve Preçi, por fatmirësisht asnjëri prej tyre nuk pësoi lëndime.

Pas kësaj, autorët u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes në drejtim të Milotit, duke humbur edhe gjurmët. Nga mënyra e organizimit të atentatit tregohet se ai ka qenë i mirorganizuar pavarësisht se autorët nuk e kanë arritur objektivin e tyre.

PISTA E HETIMIT

Burime nga Prokuroria e Lezhës, bëjnë me dije se pista kryesore e hetimeve është përqendruar tek prishja pazareve të drogës mes grupeve në vendet e Bashkimit Evropian, ku jeton Blerim Preçi bashkë me të vëllanë.

Në dëshminë e parë në polici, shënjestra e atentatit ka deklaruar se nuk ka konflikte, por hetuesit po kalojnë në sitë të gjithë veprimtarinë e tij në vendet e BE.

Blerim dhe Klisman Preçi u qëlluan me breshëri plumbash teksa po lëviznin me automjetin tip “Fuoristradë ML” përgjatë superstradës Lezhë-Milot, por nga të shtënat fatmirësisht nuk morën lëndime, duke i shpëtuar mrekullisht atentatit të mirorganizuar ndaj tyre.

Dëshmitarë në vendngjarje thonë se të shtënat erdhën nga në një automjet “Audi”, brenda të cilit ndodheshin të paktën 2 persona, shoferi dhe një pasagjer në pjesën e pasme.

Pikërisht ky i fundit ka qëlluar disa herë në drejtim të makinës ku udhëtonte 28- vjeçari Blerim Preçi së bashku me kushëririn e tij, Klisman Preçi. Sipas dëshmitarëve, sapo ka dëgjuar të shtënat, drejtuesi i mjetit ka frenuar anës rrugës dhe është hedhur nga makina, ndërsa vetë makina ka vazhduar udhëtimin edhe për disa metra.

Të paktën 10 shtetas u shoqëruan menjëherë pas ngjarjes dhe gjatë së dielës në lidhje me atentatin me armë zjarri. Pas shoqërimit në komisariat dhe marrjes në pyetje nga ana e hetuesve pranë Prokurorisë, të gjithë ata janë lënë sërish të lirë.

Në gjendje shoku, çfarë tha 28-vjeçari pas atentatit

Pas ngjarjes së rëndë, i tronditur nga breshëritë e plumbave, Blerim Preçi, në gjendje të traumatizuar ka kujtuar se është plagosur.

Pas ngjarjes së rëndë, ai u filmua duke bërë pyetje nëse kishte marrë ndonjë plumb në pjesën e kokës.

“A kam plumba në kokë?!”. Ky është reagimi i parë i Blerim Preçit, pak pasi i shpëtoi atentatit dy net më parë në Lezhë, i cili në gjendje të rëndë psikologjike, pyet nëse është plagosur apo jo. Në një video të bërë virale, pak çaste pas ngjarjes, Blerim Preçi del i traumatizuar nga makina. Ndërkohë, një banor që ndodhej rastësisht në vendngjarje, dëgjohet duke e këshilluar 28- vjeçarin që të futet në lokal. Ka qenë ai që ka telefonuar ambulancën dhe Policinë. Ngjarja e rëndë ndodhi të shtunën në Ishull-Lezhë, ku 28-vjeçari Blerim Preçi.

Në vendin e ngjarjes u sekuestruan rreth 15 gëzhoja automatiku, ndërsa janë marrë dhe do të analizohen kamerat e sigurisë të bizneseve në zonë, të cilat mendohet se kanë filmuar makinën e atentatorëve. Policia po kreh të gjithë zonën, si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autoreve.

“Rreth orës 20:05, në Ishull Lezhë është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti në lëvizje, brenda së cilit udhëtonin shtetasit B. P. dhe K. P. Për pasojë, nuk ka persona të lënduar. Grupi hetimor në vendngjarje po administron çdo provë e të dhënë, për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Janë ngritur pika kontrolli, si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve”, sqaroi Policia.

Ndryshe nga atentatet e tjera, nuk është pikasur ende ndonjë automjet i djegur, një metodë kjo e përdorur në ngjarje të tilla kriminale për të humbur gjurmët. Pas ngjarjes, dy kushërinjtë fatlumë u shoqëruan në Polici për t’u marrë në pyetje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "CONFERENCË LEAUGE" NË TIRANË/ Policia “blindon” kryeqytetin, këto janë masat e marra
Previous article E PËSON KEQ I RIU NË DIBËR/ Mbante armë zjarri pa leje në banesë, policia...

s.autor

Postime të ngjashme

VIJOJNË KONTROLLET NË BURGJE/ Sekuestrohet një tjetër telefon në qelinë e të dënuarit në Durrës Aktualitet

VIJOJNË KONTROLLET NË BURGJE/ Sekuestrohet një tjetër telefon në qelinë e të dënuarit në Durrës

HETIMET PËR BALLUKUN/ Pas emaileve për vilën në Palasë, arkitektët merren në pyetje nga SPAK Aktualitet

HETIMET PËR BALLUKUN/ Pas emaileve për vilën në Palasë, arkitektët merren në pyetje nga SPAK

E PËSOJNË KEQ/ Shisnin kokainë në një lokal, në pranga tre persona në Elbasan Aktualitet

E PËSOJNË KEQ/ Shisnin kokainë në një lokal, në pranga tre persona në Elbasan

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT