Më poshtë mund të shihni pamjet e frikshme nga incidenti që ndodhi në ashensorin e QSUT sot në Tiranë, ku u plagos rëndë një 80-vjeçare, e cila po lufton me vdekjen.
Në foto duket momenti kur zjarrfikësit shkuan për të nxjerrë prej ashensorit personat e ngecur aty, duke u përballur me një skenë dramatike.
Barrela e pacientes është zënë nga ashensori duke e dëmtuar rëndë atë, ndërkohë që në pllaka gjendet sasi e madhe gjaku.
Krahas 80-vjeçares, i dëmtuar mbeti edhe barrelisti i QSUT-së, i cili ka pësuar dëmtime në të dyja këmbët e tij.
Policia ka shoqëruar tashmë teknikun përgjegjës për mirëmbajtjen e ashensorit.