• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DËSHTIMI I RAUNDIT PËR PRESIDENT/ Mediu tek “Ligjet”: T’i lëmë retorikat, të fokusohemi në emra! Bylykbashi: Mazhoranca ka…
Home
Politikë

DËSHTIMI I RAUNDIT PËR PRESIDENT/ Mediu tek “Ligjet”: T’i lëmë retorikat, të fokusohemi në emra! Bylykbashi: Mazhoranca ka…

16 May, 2022 s.autor Politikë

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka kërkuar gjatë mbledhjes në Komisionin e Ligjeve që të diskutohet për emra konkretë për zgjedhjen e Presidentit.

Pas dështimit të raundit të parë të votimeve, Mediu thotë se diskutimet e përgjithshme duhet të marrin fund.

Ai shton se opozita duhet të arrijë konsensusin brenda saj për të propozuar emra me integritet apo që plotësojnë kriteret për t’u bërë President.

“Mendoj që çështja e diskutimeve solemne ka ardhur në një fazë konkrete. Sot ishte dita e parë që Kuvendi të shqyrtonte kandidaturat. Kriteret i përvcaktojmë sipas figurës që propozojmë. Një përfaqësues i unitetit të popullit. Kushtetuta ka përcaktuar një procedurë të saktë për konsensus për të pasur një Preasident mbi palët. Dy raundet e fundit jepen vetëm në rastin kur opozita kërkon krizë politike. Ky është momenti i reflektimit të opozitës që të gjejë brenda vetes konsensusin për të gjetur figurat që plotësojnë sipas bindjes tonë, kriteret për tu bërë President. T’i lëmë retorikat, të diskutojmë rreth emrave konkretë. T’i japim dinjitet Presidentit të vendit. Ky diskutim të jetë i fundit në komision” – tha Mediu.

Ndërkohë, deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi tha se qëllimi i zgjedhjes së Presidentit është për të rikthyer balancat e pushtetit në vend, që sipas tij, 90% i ka mazhoranca.

“Sot është një seancë e rëndësishme për ne. Është moment për të thënë dy-tre gjëra. Është ajo që ne lexojmë shpejt. Presidenti është bërë edhe më i dobët. Megjithatë rolin e madh e ka si kreu i shtetit dhe duhet të shërbejë si mekanizëm, ose si proces ta përdorim në kuadër të rikthimit të balancave në këtë vend. Mazhoranca ka rreth 90% të pushtetit publik. Kontrolli në një dorë të vetme, nuk ka qenë as në regjimin komunist. Procesi duhet t’i shërbejë qëllimit. Vetëm Presidenti i Republikës me tagrat që ka, do bëjë një rol të kufizuar. Procesi në Parlament do ndihmojë në krizën politike. Është një proces i pastër politik. Është i pastër politik, duhet të reflektojë vullnete politike që vijnë nga vota. Duke gjetur konsensusin ne, do nisim një trajektore të zgjedhjeve si 20 vite më parë. Nëse doni ta ndërtoni thjesht si një matematikë numrash për të arritur 84 vota, kjo do e thellojë krizën” – tha Bylykbashi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article A KA GJETUR NDONJË "DON ZHUAN"? Ja si përgjigjet Beniada Nishani
Previous article ATENTATI QË TRONDITI LEZHËN/ Dyshohet për prishje të pazareve të drogës në vendet europiane. Dërgohen për ekzaminim pamjet

s.autor

Postime të ngjashme

"PRANIA BESNIKE"/ Rama: Të premten, ora 17:00 në të gjithë Shqipërinë Politikë

"PRANIA BESNIKE"/ Rama: Të premten, ora 17:00 në të gjithë Shqipërinë

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Bardhi: Drafti i PS, “puç kushtetues”! Shkel vendimin e Kushtetueses, vota jonë kundër Politikë

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Bardhi: Drafti i PS, “puç kushtetues”! Shkel vendimin e Kushtetueses, vota jonë kundër

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Bylykbashi prezanton draftin e PS: Rritje sa 2% e pagës së Presidentit Politikë

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Bylykbashi prezanton draftin e PS: Rritje sa 2% e pagës së Presidentit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT