• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
Historia e jashtëzakonshme e Abu, që mallëngjeu edhe Totti-n
Home
Futboll

Historia e jashtëzakonshme e Abu, që mallëngjeu edhe Totti-n

17 January, 2018 Q.Autor Futboll, Sport

Një histori që është edhe një shenjë shprese për të gjithë: në moshën 14 vjeç është larguar nga Afrika për një udhëtim të gjatë të shpresës nëpërmjet detit ku ka humbur një mik. Pasi ka mbërritur në Itali ka arritur të integrohet falë futbollit.

Kjo është historia mallëngjyese e Abubacarr Konta, që është larguar nga Gambia për një udhëtim të gjatë që e ka çuar në Sicili, aty ku ka njohur dashurinë e njerëzve. Sot, ai punon, studion dhe luan futboll, sporti falë të cilit është integruar pothuajse menjëherë. Një histori kjo që ka mallëngjyer edhe një legjendë të futbollit, si Francesco Totti.

Udhëtimi i Abu është kthyer në një simbol të guximit dhe revanshit, për ata që nuk heqin dorë nga ëndrrat dhe duan t’i arrijnë ato me çdo kusht.

Një histori si shumë të tjera, një histori urie, vuajtjeje dhe emigrimi. Por edhe shprese dhe këmbënguljeje, sepse djaloshi i ri afrikan ka arritur atë që donte: lirinë dhe një jetë më të mirë. Edh falë futbollit, që është kthyer në një pikë referimi në ditët e tij siciliane, një element dallues, integrimi. Pas një pelegrinazhi të gjatë, të filluar më 2 shkurt të 2016-ës, bashkë me shokët.

“Jam larguar nga Gambia dhe kam shkuar në Senegal. Ditën që jam nisur shumë miq më kanë thënë të mos shkoja. Kam qarë. E ndieja se duhej të ikja. Kam kaluar dy javë në Senegal dhe më pas kam qëndruar për tri javë në Mali. Kam kaluar nga Burkina Faso dhe Niger për të arritur në Libi, kur kam qëndruar për tre muaj”.

Më pas ai ka mbërritur në Sicili, siç ka kujtuar në Uefa.com. nuk kishte asgjë, as këpucë, vetëm një fanellë dhe pantallona. Por atje ka njohur dashurinë e njerëzve, mikpritjen e vërtetë, të pastër të atyre që duna të ndihmojnë të tjerët.

“Nuk kisha as këpucë. Më kanë ndihmuar të gjithë, kanë qenë të jashtëzakonshëm. Edhe tani janë shumë të dashur me mua”. Ai luan futboll dhe ka idhull Xabi Alonso-n, mesfushorin spanjoll që para pak kohësh është tërhequr nga futbolli pasi ka luajtur me klube, si Real Madrid, Bayern Munich dhe Liverpool, duke koleksionuar 114 ndeshje me kombëtaren. Një pikë referimi personale për Abu. “Më pëlqente stili it ij i lojës. Kur isha në Gambia njerëzit më quanin Alonso…”.

Para historisë së Abu edhe Federata Italiane e Futbollit ka bërë pjesën e saj për të shkuar në ndihmë të të rinjve, si Abubacarr. Në fakt, ajo mbështet një projekt që merret me zhvillimin e të rinjve në vështirësi nëpërmjet një fushate të ndërtuar rreth futbollit dhe vlerave që mund të përcjellë në shoqëri.

Sot, Abu është 16 vjeç dhe pas pak ditësh do të festojë vitin e tij të dytë të zbarkimit në Itali. Një lloj ditëlindje: fillimi i një jete të re, të ushqyer nga ëndrra për t’u bërë një futbollist profesionist. Një histori që ka mallëngjyer edhe Francesco Totti-n, i cili ka postuar këtë mesazh në “Twitter”:

“Futbolli i bashkon njerëzit. Kjo është ajo që më pëlqen nga kjo lojë”. Jam dakord plotësisht me fjalët e Abubacarr dhe i uroj më të mirat për të ardhmen.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "Nga bisedat deri tek pushimi i drekës"/ 6 hapa konkretë për të patur ekuilibër në punë
Previous article Intervista e parë e Angela Martinit pas dasmës, tregon si e gjeti veten të martuar

Q.Autor

Postime të ngjashme

TË SHOKUAR NGA VDEKJA E BUNJAKUT/ Lojtarët e Elbasanit prekin me reagimet e tyre: “Babo” ynë, prehu në paqe Futboll

TË SHOKUAR NGA VDEKJA E BUNJAKUT/ Lojtarët e Elbasanit prekin me reagimet e tyre: “Babo” ynë, prehu në paqe

BISEDA PERSONALE/ Pronari Kardinale drejton “kastin” e Milanit nga Europa Futboll

BISEDA PERSONALE/ Pronari Kardinale drejton “kastin” e Milanit nga Europa

DRIDHET INTERI/ Nuk e pyesin për largimin e titullarit të rëndësishëm: Transferimi është kryer Futboll

DRIDHET INTERI/ Nuk e pyesin për largimin e titullarit të rëndësishëm: Transferimi është kryer

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT