Dhjetë persona janë vrarë nga një sulm me armë në New York, i cili po hetohet si një krim urrejtje me motove racore.
Një 18-vjeçar i veshur me veshje ushtarake, u arrestua pas një përplasjeje në vendin e ngjarjes në qytetin e Buffalo.
I dyshuari hyri në një supermarket të shtunën pasdite përpara se të hapte zjarr. Ai përdori një kamer për të transmetuar sulmin në internet, tha policia.
Ne po hetojmë këtë incident si një krim urrejtjeje dhe një rast të ekstremizmit të dhunshëm me motive racore,” tha në një konferencë shtypi Stephen Belongia, agjenti përgjegjës i zyrës së FBI-së në Buffalo.
Trembëdhjetë persona u qëlluan në total dhe shumica e viktimave ishin me ngjyrë, tha komisioneri i policisë së Buffalo Joseph Gramaglia.
Duke folur për CBS, një burim policor pretendoi se burri kishte bërtitur në sharje racore gjatë të shtënave.
“Ai doli nga automjeti i tij. Ai ishte shumë i armatosur rëndë. Ai kishte një helmetë. Ai kishte një kamer që po transmetonte drejtpërdrejt atë që po bënte,” u tha gazetarëve komisioneri.
Ai tha se i dyshuari e ka dorëzuar armën pas përplasjeve dhe po mbahet në polici.
Tre të plagosurit, të cilët punonin të gjithë në supermarket, nuk kanë pësuar lëndime të rrezikshme për jetën.
Një oficer policie në pension, i cili punonte si roje sigurie u përpoq të qëllonte të dyshuarin, por ishte në mesin e të vrarëve, tha policia.


