Më shumë se një muaj pasi ushtria ukrainase mori Irpin nga rusët, Volodymyr Klimashevskyi po gjen ende predha të vogla si gozhdë të shpërndara rreth kopshtit dhe të ngulitura thellë në muret e shtëpisë së tij.
“Nuk mund t’i nxirrni me duar, duhet të përdorni pincë”, tha Klimashevskyi, duke treguar murin e mbushur me shigjeta të errëta.
Predhat Flecette nuk janë të ndaluara, por përdorimi i tyre në zonat civile është i ndaluar sipas ligjit humanitar, për shkak të natyrës së tyre. Ato shkaktojnë dëme të rënda ndërsa depërtojnë nëpër trup, duke u përdredhur dhe përkulur, dhe mund të jenë vdekjeprurëse.


