Ambasada indiane në Ukrainë do të kthehet në kryeqytetin Kiev të martën. Kështu deklaroi Ministria e Punëve të Jashtme të Indisë.
“Me kënaqësi njoftoj kthimin e Ambasadës së Indisë në Kiev së shpejti. Ambasada do të rifillojë funksionimin e saj në Kiev nga 17 maji 2022″, tha ambasada në një postim në Twitter.


