• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Zvicra dhe Shqipëria nisin fazën e re të bashkëpunimit për katër vitet e ardhshme
Home
Sociale

Zvicra dhe Shqipëria nisin fazën e re të bashkëpunimit për katër vitet e ardhshme

13 May, 2022 F.autor Aktualitet, Sociale

Një program i ri bashkëpunimi zvicerano-shqiptar për të cilin Zvicra përkushton fondin prej 105 milionë franga zvicerane, u lançua sot me synim kontributin për demokraci, zhvillim ekonomik, shëndetësi dhe ndryshimet klimatike

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj dhe Drejtorja e Përgjithshme e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC, Patricia Danzi, lançuan sot një fazë të re të programit të bashkëpunimit midis dy vendeve.

“Programi i ri i bashkëpunimit midis Zvicrës dhe Shqipërisë është një tregues tjetër e partneritetit të ngushtë midis dy vendeve tona. Shumë është arritur në katër vitet e shkuara. Jam e sigurtë që shumë do të arrihet gjithashtu edhe në katër vitet e ardhshme. Programi i ri bazohet dhe vijon me mbështetje në fushat kyçe të demokracisë, ekonomisë, shërbimeve infrastrukturore dhe shëndetësisë”, tha Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj.

“Sot jam e gëzuar dhe e nderuar që lançoj me të gjithë ju programin e ri të bashkëpunimit zvicerano-shqiptar 2022-2025. Partneriteti është tipari thelbësor i bashkëpunimit tonë. Shumë nga ju – qeveria shqiptare, shoqëria civile, sektori privat, partnerët për zhvillim – morën pjesë në përpunimin e këtij programi të ri të bashkëpunimit. Ju falënderoj për kontributin. Ne kemi një pronësi të përbashkët të këtij programi. Ne gjithashtu shohim përpara drejt zbatimi të tij së bashku”, tha Drejtorja e Përgjithshme e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC, Patricia Danzi.

Në aktivitetin lançues ishin present disa ministra të qeverisë, deputetë, dhe kryetarë bashkie, ndërsa delegacioni i qeverisë zvicerane përfshiu përfaqësues nga Sekretariati Zviceran i Shtetit për Çështjet Ekonomik SECO.

Sipas programit të ri të bashkëpunimit, Zvicra përkushton 105 milionë franga zvicerane për mbështetjen e qeverisjes demokratike, zhvillimit ekonomik, shërbimeve infrastrukturoe dhe ndryshimeve klimatike, dhe shëndetësisë në Shqipëri. Ai mbulon periudhën 2022-2025 dhe do të fokusohet në reforma dhe rezultate në fushat e demokracisë, shtetit ligjor, klimës së biznesit dhe kushteve të jetesës për qytetarët.

Zvicra është një nga partnerët dhe donatorët dypalësh më të rëndësishëm për Shqipërinë veçanërisht në fushat e qeverisjes demokratike, mbështetjes makroekonomike, dhe shëndetësisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGA BURSA TEK.../ Balluku me ministrin grek të energjisë: Projekte të përbashkëta për rritjen e sigurisë energjetike
Previous article "I KA GATI ZËVËNDËSUESIT"/ Oligarku rus: Putin është i sëmurë rëndë nga kanceri, do operohet

F.autor

Postime të ngjashme

DETAJET/ Digjen dy makina në orët e para të mëngjesit në Elbasan, policia heton pistën e zjarrvënies së qëllimshme Aktualitet

DETAJET/ Digjen dy makina në orët e para të mëngjesit në Elbasan, policia heton pistën e zjarrvënies së qëllimshme

PARASHIKIMI I MOTIT/ E diela me temperatura të larta, temperaturat ngjiten deri në 39°C! Ja qytetet ku pritet të jetë më nxehtë Aktualitet

PARASHIKIMI I MOTIT/ E diela me temperatura të larta, temperaturat ngjiten deri në 39°C! Ja qytetet ku pritet të jetë më nxehtë

SHPËTOHET ÇIFTI I BLLOKUAR NË KANIONIN E GJIPESË/ Njëri prej turistëve transportohet në spital pas thyerjes së këmbës Aktualitet

SHPËTOHET ÇIFTI I BLLOKUAR NË KANIONIN E GJIPESË/ Njëri prej turistëve transportohet në spital pas thyerjes së këmbës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT