• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
NGA BURSA TEK…/ Balluku me ministrin grek të energjisë: Projekte të përbashkëta për rritjen e sigurisë energjetike
Home
Ekonomi

NGA BURSA TEK…/ Balluku me ministrin grek të energjisë: Projekte të përbashkëta për rritjen e sigurisë energjetike

13 May, 2022 F.autor Ekonomi

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku priti në një takim ministrin e Energjisë dhe Mjedisit të Greqisë, Kostas Skrekas. Në një deklaratë të përbashkët për mediat pas takimit, të dy ministrat kanë informuar mbi temat e diskutimit.

Ministrja Balluku tha se kishte diskutuar me homologun grek për linjën e re të interkonjeksionit midis dy vendeve, për të cilën të dy Operatorët e Sistemit të Transmetimit kanë nisur punën menjëherë pas takimit që u zhvillua në janar të këtij viti në Athinë dhe pritet që brenda vitit të ketë një studim të mirëfilltë. Synimi është që që brenda vitit 2030 linja e re e transmetimit midis Shqipërisë dhe Greqisë të jetë operative.

Në takim është diskutuar edhe mbi funksionimin e Bursës Shqiptare të Energjisë, nisur edhe nga fakti se pjesë e delegacionit grek kanë qenë edhe përfaqësues të kompanisë greke, e cila ka fituar të drejtën për të ofruar shërbimin e kësaj Burse. Ministrja Balluku njoftoi se në datën 23 nëntor parashikohet të nisë operimet Bursa Shqiptare e Energjisë, duke përmbushur kështu një kusht tjetër të rëndësishëm për liberalizimin e tregut shqiptar, ashtu siç kërkohet edhe nga Bashkimi Europian.

Duke folur për rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit rajonal, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë bëri të ditur një tjetër iniciativë të rëndësishme siç është aderimi i OST shqiptare në kompaninë e cila ofron sot shërbimet rajonale europiane. SEIEeNE CC është një nga gjashtë Koordinatorë Europiane Rajonalë të Sigurisë, që ka si qëllim koordinimin e OST-ve europiane në nivel rajonal, me qëllim bashkëpunimin nëe fushën e procesit të “green transition”.

Aktualisht kjo kopmani përbëhet nga OST e Bullgarisë, Greqisë, Italisë dhe Rumanisë. “Unë i kam kërkuar kolegut Skrekas që të na mbështesë politikisht përsa i përket kësaj kërkese të Republikës së Shqipërisë, sepse siguria energjetike edhe e vendit tonë do të shtonte sigurinë energjetike të rajonit dhe kjo është diçka e rëndësishme për të cilën ne do të insistojmë në të ardhmen edhe përmes kërkesës tonë në Komisionin Europian”, u shpreh Balluku.

Sektori i gazit ka qenë një tjetër temë e rëndësishme e diskutimit dypalësh, nisur edhe nga fakti se të dy vendet, si Greqia me terminalin e Aleksandropulit, ashtu dhe Shqipëria me terminalin e Vlorës kanë vendosur që të investojnë në gazifikim në 10-vjeçarin e ardhshëm.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGJARJA NË LIBRAZHD/ Flet gruaja që u akuzua se rrahu burrin, kunatin, vjehrrën dhe vjehrrin: Ata më kanë...
Previous article Zvicra dhe Shqipëria nisin fazën e re të bashkëpunimit për katër vitet e ardhshme

F.autor

Postime të ngjashme

18 VITE PUNË PËR TË BLERË NJË SHTËPI/ Tirana ia kalon edhe Parisit, Vjenës e Londrës Ekonomi

18 VITE PUNË PËR TË BLERË NJË SHTËPI/ Tirana ia kalon edhe Parisit, Vjenës e Londrës

MIRATOHEN KREDITË E BUTA PËR PUNONJËSIT E ADMINISTRATËS/ Ministrja Ibrahimaj: 300 kuota të lira, me normë interesi zero Ekonomi

MIRATOHEN KREDITË E BUTA PËR PUNONJËSIT E ADMINISTRATËS/ Ministrja Ibrahimaj: 300 kuota të lira, me normë interesi zero

NUK KA MË PARKIME FALAS/ Bashkia Durrës i bën të gjitha rrugët me pagesë Aktualitet

NUK KA MË PARKIME FALAS/ Bashkia Durrës i bën të gjitha rrugët me pagesë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT