• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Punësimi i MËSUESVE të rinj/ Ndryshon mënyra e rekrutimit, ja si të…
Home
Sociale

Punësimi i MËSUESVE të rinj/ Ndryshon mënyra e rekrutimit, ja si të…

17 January, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Mësuesit e rinj, në kërkim të një vendi pune, nuk do të presin më telefonata nga drejtoritë a zyrat rajonale për ta marrë vesh lajmin e mirë. I gjithë procesi do të monitorohet nga një sistem qendror, ku çdo mësues mund të ndjekë gjithë ecurinë.

Bëhet fjalë për “Mësues për Shqipërinë”, portalin e krijuar prej vitesh, që vjen me funksione shtesë. Duke prezantuar risitë e tij, ministrja e arsimit, Lindita Nikolla, vuri në dukje se me këtë sistem i është zënë çdo shteg korrupsionit në arsim.

“Mësuesit nuk njoftohen më nëpërmjet telefonit, që varet nga vullneti i përfaqësuesve të drejtorive ose të zyrave arsimore, por automatikisht në e-mailin e vet përmes portalit ‘Mësues për Shqipërinë’”. Përsosja e portalit për punësimin e mësuesve, i cili funksionon prej tre vitesh, është një angazhim i 100 ditëve të para të mandatit të dytë në krye të këtij dikasteri të ministres Nikolla.

Këtë mandat, ministrja thotë se ia dedikon tërësisht mësuesit, duke lajmëruar të tjera iniciativa që nga formimi fillestar, rekrutimi e deri te kualifikimi cilësor i tij.

RISITË

Transparenca dhe efikasiteti janë dy pikat e forta të procesit të punësimit të mësuesve, i cili në bazë të udhëzimit të ministrisë, kalon në tre faza: konkurrimi me dosje, testimi dhe përzgjedhja e vendit të punës. Ndërsa faza e parë, ajo e dorëzimit të dosjes ka përfunduar që në dhjetorin e 2017-ës, nga dje ka nisur faza e dytë, aplikimi në portal, që do të zgjasë deri në fundin e muajit.

Ai nis me plotësimin e të dhënave në formularin e pjesëmarrjes në testim, në të cilin përveç gjeneraliteteve, çdo mësues mund të përzgjedhë dhe vendin e dëshiruar të punës. Në rast të një gabimi apo shtimit të një aplikimi të ri, secili aplikant ka mundësi ta ndryshojë atë. Risia e këtij viti qëndron në faktin që çdo aplikant për mësues, mund të ndjekë në kohë ecurinë e aplikimit të tij.

Secili ka një hapësirë të tijën personale, nëpërmjet të cilit mund të kontrollojë pikët e dosjes dhe testimit si dhe renditjen në listën e pritjes për vendin e punës, për të cilin ka aplikuar. Është kjo faqe, e cila shpall fituesit dhe nëpërmjet po këtij mekanizmi, më- suesi mund të pranojë apo të refuzojë vendet ku është shpallur fitues.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Formacionet zyrtare: Chelsea – Norwich
Previous article Burri fjeti 6 ditë me gruan e vdekur: Sikur të kisha qëndruar më gjatë...

F.autor

Postime të ngjashme

"KUJDES NGA SMS-të MASHTRUESE..."/ Policia apel qytetarëve: Mos i klikoni linket Aktualitet

"KUJDES NGA SMS-të MASHTRUESE..."/ Policia apel qytetarëve: Mos i klikoni linket

"RAMA NË BURG"/ Shqiptarët protestë edhe në Hagë, thirrja e vogëlushit: Shqipëria është e jona Aktualitet

"RAMA NË BURG"/ Shqiptarët protestë edhe në Hagë, thirrja e vogëlushit: Shqipëria është e jona

AKSIDENT NË AKSIN MORINË-KUKËS/ Makina përplaset me trafikndarësen, pamje nga vendngjarja Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN MORINË-KUKËS/ Makina përplaset me trafikndarësen, pamje nga vendngjarja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT