• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
E BËN FAKT/ Spanja ofron 3 ditë pushim për gratë që vuajnë nga menstruacionet e dhimbshme
Home
Jetë

E BËN FAKT/ Spanja ofron 3 ditë pushim për gratë që vuajnë nga menstruacionet e dhimbshme

12 May, 2022 F.autor Jetë

Gratë që vuajnë nga dhimbje të forta menstruale mund t’iu lejohen deri në 3 ditë pushim nga puna sipas një plani reformash që pritet të miratohet nga qeveria e Spanjës javën e ardhshme.

Kjo do të ishte hera e parë që një gjë e tillë ndodh në Europë sepse disa shtete aziatike si Japonia, Koreja e Jugut dhe Tajvani e kanë tashmë si ligj.

Studime të mëparshme konstatojnë se 60-90% e grave vuajnë nga dhimbje të forta të ciklit dhe në Spanjë preken 75% e tyre. Angela Rodriguez, Sekretarja e Shtetit për Barazi dhe kundër Dhunës Gjinore dha edhe një specifikë të lidhur me këtë ligj:

“Është e rëndësishme të kuptojmë se ç’është një cikël menstrual i dhimbshëm, nuk po flasim për pak shqetësim, por simptoma serioze si diarre, dhimbje të forta koke, temperaturë”.

Pecetat higjienike dhe tamponët do të jenë falas për gratë dhe vajzat pa mundësi ekonomike si dhe në raftet e supermarketeve do të hiqet TVSH-ja për këto produkte.

“E drejta e shëndetit menstrual nuk është diskutuar kurrë dhe të dhënat janë ngjethëse. Një në katër gra nuk mund të zgjedhë produktet e higjienës femërore për asye financiare. Ja pse propozojmë që ato të mos paguajnë në qendra edukative dhe sociale”, shtoi Rodriguez.

Pjesë e kësaj reforme do të jenë edhe shkollat, të cilat do të sigurojnë produktet për vajzat që kanë nevojë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PËRPJEKJA MË E MADHE, REFORMA NË DREJTËSI"/ Yuri Kim: Nuk është vetëm për integrimin e Shqipërisë në BE, por…
Previous article JAVA AMERIKANE NË TIRANË/ Ambasadorja e SHBA: Festë me koncert në sheshin Skënderbej dhe bandën e Forcave Ajrore

F.autor

Postime të ngjashme

MOMENTE TMERRI NË LONDËR/ Vajza e vogël mbetet e varur në dritaren e katit të dytë, shpëtohet në sekondat e fundit Jetë

MOMENTE TMERRI NË LONDËR/ Vajza e vogël mbetet e varur në dritaren e katit të dytë, shpëtohet në sekondat e fundit

MODELJA HABIT ME RRËFIMIN: Prindër milionerë i ofrojnë shuma marramendëse për të dalë me djemtë e tyre Jetë

MODELJA HABIT ME RRËFIMIN: Prindër milionerë i ofrojnë shuma marramendëse për të dalë me djemtë e tyre

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT