“Panorama” publikon momente të reja nga sherri mes deputetëve demokratë Edmond Spaho dhe Gazmend Bardhi sot në Kuvend.
Ata kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin ku janë përdorur dhe fjalët “zhduku”, “s’të vjen turp”, “palaço”.
Shkaku i sherrit mes tyre është bërë deklarata e bërë një ditë më parë në emisionin Open të gazetares Eni Vasili nga Gazment Bardhi që tha se një nga deputetët e Rithemelimit “ka një vilë që kushton 760 mijë euro” dhe i ka akuzuar si peng të Edi Ramës.
Sipas gazetarit të Panorama, Mariglen Kume që ka ndjekur seancën plenare nga afër dhe ka filmuar momentet e tensionit, Edmond Spaho i është drejtuar Gazment Bardhit me fjalët: Je shpifës, gënjashtar dhe legen qe thua qe vila 760 mije euro eshte e njerit nga kater deputetet Noka, Shehu, Spaho, Leskaj.


