Pa kaluar një orë nga përfundimi i deklaratave të kryeministri Edi Rama, i cili sqaroi qëndrimet e tij për drejtësinë, ka dalë në një komunikim me gazetarët ish-kryeministri Berisha.
Në fjalën e tij, Berisha tha se deklaratat e Ramës për drejtësinë janë të denja për vende si Koreja e Veriut apo regjime komuniste.
Sipas tij, e gjithë kjo bëhet nga ana e kryeministrit për të hequr vëmendjen nga problemet madhore dhe vështirësitë që po kalojnë shqiptarët.
Berisha: Prej disa javësh kreu i organizatës kriminale të hajdutëve të incenratorëve në një panik të jashtëzakonshëm merret me drejtësinë dhe kundërshtarët e tij politik. Shkaqet janë madhore, Rama beson se me këto qëndrime të cilat shëmbëllejnë apo janë të denja për Korenë e Veriut, apo regjimin e etërve të tij ka disa synime. Më së pari të tërheqë vëmendjen e qytetarëve shqiptarë të cilët po përballen me vështirësi shumë të mëdha.


