• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“JEP DOREHEQJEN”/ Duma-Çuçi përplasen në parlament për vdekjen e Ilvi Metës: Çdo gjë është e filmuar
Home
Politikë

“JEP DOREHEQJEN”/ Duma-Çuçi përplasen në parlament për vdekjen e Ilvi Metës: Çdo gjë është e filmuar

9 May, 2022 F.autor Breaking News, Politikë

Deputetja demokrate Grida Duma dhe ministri i Punëve të Brendshme Bledi Çuçi janë përplasur në parlament për rastin e vdekjes së Ilvi Metës në ambientet e Komisariatit në Kavajë.

Ndërsa i përgjigjej akuzave të ngritura nga zonja Duma për rastin në fjalë, ministri kërkoi që të mos bëhet retorikë politike me rastin por të pritet përfundimi i hetimeve. Më pas, me përfundimin e hetimeve, shtoi ai, nëse opozita ka ende dyshime mund të bëhet edhe hetim parlamentar.

Për ministrin çdo gjë që ndodhi atë ditë që nga arrestimi i të riut e deri tek burgosja është e filmuar dhe filmimet janë tek Avokati i Popullit.

“Për rastin kanë qenë edhe dy përfaqësues të Avokatit të Popullit dhe kanë qenë në inspektim në dhomat e ndalimit të kom të Kavajës. Ato dhoma, në raport thuhet se janë plotësisht në përputhje me standartet ligjore.

Të gjithë bashkë të përpiqemi të largohemi nga kjo retorikë, sepse nuk i shërben Shqipërisë. I ftoj deputetët që pasi të mbarojnë hetimet, të bëjnë hetim parlamentar nëse nuk binden që ajo ngjarje nuk ka të bëjë me asnjë nga aludimet që ju bëni. Akuzoni shumë rëndë struktura të policisë së Kavajës sikur janë kriminelë e vrasës.

Ta lëmë pas këtë retorikë të vjetër. Ju si përfaqësuese relativisht e  re e këtij parlamenti, të jeni në pararojë të shkëputjes nga kjo retorikë. 

Janë dy mjekë ligjorë që kanë kanë bërë raportin…Neglizhencë fatkeqe për të ndjerin Meta, janë të filmuara, çdo sekuencë që nga momenti kur i ndjeri është ndaluar nga policia me vendim gjykate…Ju ftoj të shihni filmimit, i keni te raporti i avokatit të popullit,” tha ndër të tjera Çuçi.

Deputetja demokrate kërkoi dorëheqjen e ministrit Çuçi.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I ADHUROJNË POR JANË TË RREZIKSHME/ Ushqimet që nuk duhet t’u jepni kurrë fëmijëve
Previous article PAS KRISJES NË "BIG BROTHER VIP"/ Beatrix dhe Einxhel bëjnë deklaratat e papritura për njëra-tjetrën: E kam parë në sytë e tu qindra herë

F.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË/ Shpërthen motori i skafit në “Porto Palermo” të Vlorës, 4 persona të plagosur! Nisen me urgjencë drejt Tiranës Aktualitet

E RËNDË/ Shpërthen motori i skafit në “Porto Palermo” të Vlorës, 4 persona të plagosur! Nisen me urgjencë drejt Tiranës

“MË THA SE DO NA SHUANTE SI FIS”/ Masakra e paralajmëruar e Fierit, zbulohet rrëfimi i të mbijetuarës: Refiti më vuri tre kushte dhe… Aktualitet

“MË THA SE DO NA SHUANTE SI FIS”/ Masakra e paralajmëruar e Fierit, zbulohet rrëfimi i të mbijetuarës: Refiti më vuri tre kushte dhe…

ISHTE I ARMATOSUR ME AUTOMATIK/ U vëzhgua me dron ‘Bayraktar’, si u zbulua vendi ku fshihej Ylli Zalla Aktualitet

ISHTE I ARMATOSUR ME AUTOMATIK/ U vëzhgua me dron ‘Bayraktar’, si u zbulua vendi ku fshihej Ylli Zalla

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT