• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KAOS NË PD/ Alibeaj mbledh grupin, Gjekmarkaj “shigjeton” Bashën: S’fitohet në kulisa ajo që…!
Home
Politikë

KAOS NË PD/ Alibeaj mbledh grupin, Gjekmarkaj “shigjeton” Bashën: S’fitohet në kulisa ajo që…!

8 May, 2022 s.autor Politikë

Te henen në orën 14.00 Enkelejd Alibeaj ka thirrur mbledhjen e grupit parlamentar për të marrë një vendim në lidhje me procesin e zgjedhjes së presidentit të republikës.

Kjo është mbledhja e dytë pas asaj të 5 majit, ku Alibeaj synon që të fitojë mbështetjen e shumicës së deputetëve demokratë për tu ulur në tryezën e negociatave me partinë socialiste për kryetarin e ri të shtetit. Këtë herë Alibeaj pret që deputetët demokratë të sjellin me shkrim kriteret që duhet të plotësojë presidenti I republikës për të pasur një qëndrim të unifikuar.

Por kjo lëvizje e Alibeajt nuk pritet të unifikoje grupin parlamentar, I cili është ndarë në 3 kampe; deputetët që mbështesin Enkelejd Alibeajn, 17 deputetët që janë me Sali Berishën e janë pjesë e Komisionit të Rithemelimit dhe grupi I tretë I deputetëve që nuk janë as me Alibeajn e as me Sali Berishën.

Nga ky grupim ka ardhur edhe kritika më e fortë për procesin që dëshiron të ndërtojë Enkelejd Alibeaj. Ish-nënkryetari I PD Agron Gjekmarkaj ka deklaruar se nuk do të propozojë kritere për presidentin e republikës.

“Kriteret një koncept ky pak komik dhe hileqar nuk mund të jenë të dirigjuara nga një person, i cili pretendon të fitojë me kulisa atë që ka humbur në fushëbetejë!” –   shkruan në një postim në rrjetet sociale Gjekmarkaj, duke shigjetuar ish-kryetarin e PD Lulzim Basha.

Ndërsa për 17 deputetët e Komisionit të Rithemelimit aksioni politik është I qartë, ata e kanë shkarkuar Enkelejd Alibeajn e nuk do të marrin pjesë në mbledhjet e thirrura prej tij.

Në këshillin kombëtar u miratua rezoluta, e cila parashikon ngritjen e një grupi negociator, I cili do të bisedojë me të gjithë faktorët opozitarë për një qëndrim të unifikuar në lidhje me procesin e zgjedhjes së presidentit të republikës.

Në prag të konferencës së kryetarëve të 10 majit që do të përcaktojë séancën e parë për votimin e presidentit të republikës, duket në kufijtë e të pamundurës që opozita të shkojë në parlament me një qëndrim të unifikuar./

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANALIZA/ 77-vjetori i fundit të Luftës së Dytë Botërore e gjen Evropën në konflikt
Previous article "KËNGË E BUKUR POR..."/ Sara Hoxha akuzohet nga fansat: Je xheloze për Ledrin dhe Kidën

s.autor

Postime të ngjashme

EMËRIMET E REJA NË QEVERI/ Mario Keputa emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit Breaking News

EMËRIMET E REJA NË QEVERI/ Mario Keputa emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit

APELI VENDOS NESËR/ Meta: Nuk kam munguar në gjyq, s’ka pse të me pezullohen afatet Politikë

APELI VENDOS NESËR/ Meta: Nuk kam munguar në gjyq, s’ka pse të me pezullohen afatet

"FESTË NË SERBI! U SHQYRTUAN DOSJET..."/ Berisha: Ditë e rëndë për shqiptarët Politikë

"FESTË NË SERBI! U SHQYRTUAN DOSJET..."/ Berisha: Ditë e rëndë për shqiptarët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT