• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“TË BURGOSURIT MË KANË DËRGUAR ANKESA”/ Paralajmëron Manja: Problem në burgje në disa raste janë drejtuesit…
Home
Politikë

“TË BURGOSURIT MË KANË DËRGUAR ANKESA”/ Paralajmëron Manja: Problem në burgje në disa raste janë drejtuesit…

6 May, 2022 s.autor Breaking News, Politikë

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, pas një analize me strukturat më të larta drejtuese të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe drejtuesit e IEVP-ve, ka nxjerrë disa konkluzione, të cilat i ka publikuar edhe në rrjetin e tij social.

Reagimi i ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja

Nëse Ministrinë e Drejtësisë do e shihja si një piramidë, Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve do ta vendosja si themel dhe gurët e bazës së saj.

Prandaj vëmendjen, prioritetet, por edhe kërkesën e llogarisë e kam disa fish më të lartë.

Sot u përballa sy më sy me të gjithë drejtorët e IEVP, së bashku me shefat e policisë përkatëse, në një analizë të gjerë, të thellë dhe me shumë fakte edhe në prani të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve dhe Drejtorit të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve.

Tërhoqa vëmendjen për:
1) Probleme të trashëguara, por në disa raste vërejta se problemi janë vetë drejtuesit dhe marrëdhëniet mes tyre.
2) Rishikimin urgjent të udhëzimeve, apo akteve të shumë e shumë viteve përpara, të cilat bien ndesh me vizionin tonë. Urdhërova ngritjen e një grupi pune për të punuar për kuadrin rregullator nënligjor dhe çdo akt të shihet në kuadër të rregullores së re.
3) Çdo gradim apo emërim nuk duhet të kalojë asnjë shkallë pa filtrin e pastërtisë së figurës.

Paralajmërova për:
1) Kallëzime penale të zinxhirit drejtues, deri tek abuzuesit, për punonjësit që kanë neglizhuar kryerjen e detyrës pa arsye dhe janë lejuar për këtë.

2) Mbylljen e objekteve që shesin pranë IEVP, duke nisur shumë shpejt zbatimin e strategjisë si në të gjitha vendet perëndimore. Projekti pilot nis në tre ose katër IEVP menjëherë dhe më pas shtrihet në të gjitha IEVP.

3) Marrëdhëniet nepotike, komunikimin jo vetëm mes stafit, por edhe staf-persona në konflikt me ligjin, kujdesin e shtuar dhe rregullin për takimet pas heqjes së kufizimeve anti-covid, menaxhimin e banorëve të IEVP nëpërmjet fjalës e jo mjeteve shtrënguese.

Premtova për:
1) Verifikimin në çdo IEVP personalisht të të gjitha ankesave të ardhura nga vetë të dënuarit në celularin tim, duke nisur me pyetjen e parë se ku e kanë gjetur celularin për komunikim.

2) Masterplanin e sistemit duke shkuar drejt mbylljes së disa IEVP dhe krijimit të strukturave të mëdha në përshtatje edhe me hartën e re gjyqësore.

3) Rikonceptimin e menaxhimit të burimeve njerëzore edhe në bazë të qendrave të banimit.

Dhashë afate për:
1) Zgjidhjen e problemit të uniformave, trajtimit financiar dhe trajtimit ushqimor për stafin.
2) Ngritjen e një policie burgjesh model, bazuar në sistemin e karrierës dhe gradave.
3) Trajtimin me prioritet maksimal të punësimit në IEVP në bashkëpunim me sistemin privat.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAMJET/ Shpërthen zjarri në një fabrikë kimike në Rusi, re të mëdha tymi “pushtojnë” qiellin
Previous article LEKU U FORCUA PËRSËRI KËTË JAVË/ Euro kthehet pranë minimumit historik

s.autor

Postime të ngjashme

PARASHIKIMI I MOTIT/ E diela me temperatura të larta, temperaturat ngjiten deri në 39°C! Ja qytetet ku pritet të jetë më nxehtë Aktualitet

PARASHIKIMI I MOTIT/ E diela me temperatura të larta, temperaturat ngjiten deri në 39°C! Ja qytetet ku pritet të jetë më nxehtë

QYTETARËT 28 DITË NË PROTESTË/ Mblidhen para Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

QYTETARËT 28 DITË NË PROTESTË/ Mblidhen para Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen

PIKËZIMI I PATENTËS/ Rregulla të rrepta për problematikët, 3,402 persona u rikthyen në ‘bankat’ e autoshkollës Aktualitet

PIKËZIMI I PATENTËS/ Rregulla të rrepta për problematikët, 3,402 persona u rikthyen në ‘bankat’ e autoshkollës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT