Presidenti i vendit Ilir Meta, kryeparlamentarja Lindita Nikolla dhe zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj kanë zhvilluar mëngjesin e kësaj të enjteje homazhe në përkujtim të 5 majit, Ditës së Dëshmorëve.
Me rastin e përkujtimit të “Ditës së Dëshmorëve” ata janë bërë bashkë duke vendosur kurora me lule në memorialin “Nënë Shqipëri”.
Ajo që bie në sy gjatë ceremonisë është mungesa e kryeministrit Edi Rama, i cili është përfaqësuar nga zëvendëskryeministri Ahmetaj.
Prezent në ceremoni ishin dhe Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë Gjeneralmajor Bajram Begaj, si dhe kryebashkiaku Erion Veliaj.


