• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DEL FOTO/ Ky është 31-vjeçari që u vetëvra në Komisariatin e Kavajës
Home
Breaking News

DEL FOTO/ Ky është 31-vjeçari që u vetëvra në Komisariatin e Kavajës

4 May, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një i burgosur i ka dhënë fund jetës mbrëmjen e së mërkurës brenda qelive të Komisariatit të Kavajës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur vetëm 6 orë pasi 31-vjeçari Ilvi Meta është shoqëruar në Komisariat, pasi akuzohej për disa vjedhje në qytetin e Kavajës.

I riu gjithashtu ishte i dënuar edhe më parë po për akuzën e vjedhjes.

Burime për Abc bënë me dije 31-vjeçari ka varur veten brenda në qeli dhe pavarësisht ndihmës që i ka dhënë grupi i shoqërimit në qelitë e paraburgimit, ai nuk ka mundur t’i shpëtojë vdekjes.

Ndërkohë një tjetër burim për Abc bën me dije se është ngritur një grup hetimor. Ndërkohë që në Komisariatin e Kavajës kanë mbërritur edhe Drejtori i Qarkut të policisë së Kavajës, Lorenc Panganika si dhe disa oficerë të SHÇBA.

Sipas të njëjtit burim priten arrestime të efektivëve që kanë qenë në shërbim dhe kanë patur si detyrë ruajtjen dhe kujdesin e të ndaluarve.

Njoftimi i Policisë:

Lidhur me ngjarjen e ndodhur sot në Komisariatin e Policisë Kavajë, ku ka humbur jetën një shtetas i arrestuar, dyshohet i vetëvarur në qeli, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ngritur një grup të posaçëm hetimor.

Shtetasi I.M., 31 vjeç, ishte arrestuar sot me vendim të Gjykatës së Rrethit Kavajë, e cila kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, mbi dyshimet si autor i disa vjedhjeve.

Menjëherë pas marrjes dijeni të ngjarjes, AMP ka nisur hetimet për sqarimin e rrethanave, mekanizmit të ngjarjes, si edhe nxjerrjen e përgjegjësive.

Në fund të këtyre hetimeve, AMP do të ketë një komunikim më të detajuar.

Ndërkohë që kujtojmë që mbrëmjen e 26 marsit një ngjarje e ngjashme ndodhi edhe në Komisariatin e Kamzës, ku një tjetër i ri mbeti i vdeklur për shkak të djegieve në trup,. Pasi i kishte vënë flakën qelisë.

Në Komisariatin e Kamzës humb i jetën 26-vjeçari Arben Mici, i cili i vuri flakën çarçafëve të qelisë. Gjithashtu për shkak të flakëve u plagosën dhe një tjetër i ndaluar, Dilaver Idrizi dhe efektivi Hajredin Boja.

Për këtë ngjarje gjykata vendosi masën arrest me burg për efektivin Boja dhe kolegun e tij në shërbim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TËRMETI GODET SHQIPËRINË/ Ku ishte epiqendra dhe magnituda
Previous article VETËVRASJA NË KOMISARIATIN E KAVAJËS/ Reagon Policia e Shtetit

s.autor

Postime të ngjashme

EMËRIMET E REJA NË QEVERI/ Mario Keputa emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit Breaking News

EMËRIMET E REJA NË QEVERI/ Mario Keputa emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit

VIJOJNË KONTROLLET NË BURGJE/ Sekuestrohet një tjetër telefon në qelinë e të dënuarit në Durrës Aktualitet

VIJOJNË KONTROLLET NË BURGJE/ Sekuestrohet një tjetër telefon në qelinë e të dënuarit në Durrës

HETIMET PËR BALLUKUN/ Pas emaileve për vilën në Palasë, arkitektët merren në pyetje nga SPAK Aktualitet

HETIMET PËR BALLUKUN/ Pas emaileve për vilën në Palasë, arkitektët merren në pyetje nga SPAK

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT