• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KOKAINË ME DOZA GATI PËR T’U SHITUR/ Policia “mbërthen” të riun në Tiranë! Si funksiononte skema e shpërndarjes
Home
Aktualitet
Kronikë

KOKAINË ME DOZA GATI PËR T’U SHITUR/ Policia “mbërthen” të riun në Tiranë! Si funksiononte skema e shpërndarjes

4 May, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Klajdi Lula 27-vjeç është arrestuar nga policia në Tiranë pasi akuzohet se shiste lëndë narkotike në zona të ndryshme të Tiranës.

Sipas policisë në momentin e arrestimit të riut i është sekuestruar një sasi lënde, e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje dhe shuma parash, të dyshuara të përfituara nga ky aktivitet i paligjshëm.

Nga informacionet e siguruara nga uniformat blu, Lula pasi siguronte lëndën narkotike kokainë, e ndante atë në porcione të vogla, të cilat i shiste më pas, në zona të ndryshme të Tiranës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Bulevardi”, goditet një rast i shpërndarjes së drogave të forta, në doza. Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 2.

Sekuestrohet lëndë e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza gati për shitje, si dhe shuma parash, të dyshuara të përfituara nga ky aktivitet i paligjshëm. Vihet në pranga poseduesi i tyre.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e grumbulluara në rrugë operative, se një shtetas posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike kokainë, në zona të ndryshme të Tiranës, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Bulevardi”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– K. L., 27 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në bulevardin “Bajram Curri”, Tiranë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë lokalizuar dhe arrestuar në flagrancë shtetasin K. L., të cilit, gjatë kontrollit fizik, i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi lënde, e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje dhe shuma parash, të dyshuara të përfituara nga ky aktivitet i paligjshëm.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se ky shtetas, pasi siguronte lëndën narkotike kokainë, e ndante atë në porcione të vogla, të cilat i shiste më pas, në zona të ndryshme të Tiranës.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të kryer nga ky shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MOSKA VENDOS MBI 60 SANKSIONE TË REJA/ Ndalon hyrjen e kryeministrit dhe ministrave japonezë
Previous article SUPOZOHEJ TË ISHTE NË "ARREST SHTËPIE"/ Shqiptari kapet duke bërë “xhiro” nëpër Torino i armatosur

s.autor

Postime të ngjashme

VIJOJNË KONTROLLET NË BURGJE/ Sekuestrohet një tjetër telefon në qelinë e të dënuarit në Durrës Aktualitet

VIJOJNË KONTROLLET NË BURGJE/ Sekuestrohet një tjetër telefon në qelinë e të dënuarit në Durrës

HETIMET PËR BALLUKUN/ Pas emaileve për vilën në Palasë, arkitektët merren në pyetje nga SPAK Aktualitet

HETIMET PËR BALLUKUN/ Pas emaileve për vilën në Palasë, arkitektët merren në pyetje nga SPAK

E PËSOJNË KEQ/ Shisnin kokainë në një lokal, në pranga tre persona në Elbasan Aktualitet

E PËSOJNË KEQ/ Shisnin kokainë në një lokal, në pranga tre persona në Elbasan

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT