• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
U DOGJ NGA FLAKËT PËR TË SHPËTUAR KOLEGËT/ Djali 5-vjeçar i Arjan Salës merr statusin “në kujdesje të Republikës”
Home
Politikë

U DOGJ NGA FLAKËT PËR TË SHPËTUAR KOLEGËT/ Djali 5-vjeçar i Arjan Salës merr statusin “në kujdesje të Republikës”

4 May, 2022 s.autor Politikë

Një nga fëmijët që mori sot nga qeveria shqiptare “në përkujdesje të Republikës” është edhe djali 5-vjeçar i Arjan Salës, i cili u shpall Dëshmor i Atdheut pas gjestit të tij dhe vetësakrificës për të shpëtuar nga flakët kolegët e tij në punë.

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij e veçoi historinë e Arjan Salës dhe deklaroi se gjatë vizitës në familjen e të ndjerit ka ndier se mbështetja e qeverisë për familjet e heronjve dhe dëshmorëve duhej rishikuar dhe përmirësuar.

“Duhet ta rrëfej sot që ideja për ta ndërmarrë këtë nismë dhe për të ndërmarrë një hap ligjor që mbështetja për fëmijët e heronjve e dëshmorëve të jetë e plotë njësoj sikur prindi të jetë aty, jo nga ato shumat që jepeshin më parë që ishin shumë më të vogla se sa paga e prindit, por me pagën e plotë të prindit së paku më ka lindur kur kam vizituar atë ditë familjen e Arjan Salës. Arjanin besoj e kujtojnë të gjithë banorët e kryeqytetit në radhë të parë për faktin se dha jetën për të shpëtuar kushedi se sa të tjerë, duke qëndruar mes flakëve për të nxjerrë prej aty kolegë, sapo kam dalë prej aty kam kontaktuar menjëherë Ogertën e të tjerët e kemi nisur punën për të ngritur në mënyrë shumë domethënëse nivelin e mbështetjes financiare e për ta zgjeruar paketën e trajtimit nga shteti të këtyre fëmijëve.

E them këtë për të sjellë shembullin konkret se si duke qenë në këtë detyrë, ne mësojmë përditë. Askush nuk i di të gjitha e aq më pak i di të gjitha qeveria apo kryeministri apo ministrat, e rreziku më i madh që i kanoset cdokujt në fakt por sidomos një qeverie është që të jetojë me bindjen se i di të gjitha.

Janë dhe ngjarjet, shembujt, nxitjet që vijnë nga kontakti intensiv me shoqërinë, ë e pasurojnë dhe e çojnë përpara programin e një qeverie. Ndaj e quajta amanet të heshtur këtë që sot ne përmbushim, një amanet të dëgjuar pa na u thënë nga të gjithë këta prindër që sot nuk jetojnë më, të thënë pa fjalë nga Arjan Sala në shtëpinë e tij kur ai mungonte dhe ishte e pranishme nusja e re dhe i ati.

Sot i japim Aronit djalit 5 vjeçar të Arjan Sala mbështetje për 20 vitet e ardhshme me mirënjohje të madhe jo vetëm për gjestin e të atit por dhe nxitjen që i ati u bë që ne të jemi këtu sot”, tha Rama.

“Falënderojmë kryeministrin, faleminderit që na janë gjendur pranë gjithmonë”, u shpreh babai i Arjan Salës, ndërsa vëllai i tij u pa i prekur e me lot në sy teksa kryeministri fliste.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZHDUKEN DY TË MITUR/ Nëna e alarmuar shkon në Polici: Më ka ikur vajza nga shtëpia me të dashurin
Previous article "KUR VIZITOVA FAMILJEN E ARJAN SALËS..."/ Rama e zbulon: Ja kur më erdhi ideja e krijimit të paketës ‘Fëmijët e Republikës’

s.autor

Postime të ngjashme

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare Breaking News

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

PRITJA E PARË E AMBASADORIT TË RI AMERIKAN WENDT/ Marrin pjesë politikanë të majtë e të djathtë! Berisha mbetet ‘Non grata’ Breaking News

PRITJA E PARË E AMBASADORIT TË RI AMERIKAN WENDT/ Marrin pjesë politikanë të majtë e të djathtë! Berisha mbetet ‘Non grata’

VIZITA NË SHBA/ Rama publikon foto me Presidentin Donald Trump! Krahas tyre edhe bashkëshortja e kryeministrit Politikë

VIZITA NË SHBA/ Rama publikon foto me Presidentin Donald Trump! Krahas tyre edhe bashkëshortja e kryeministrit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT