• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RREGULLA TË REJA PËR PATENTAT/ Gonxhja: Kush humbet të gjitha pikët, rikthehet në autoshkollë
Home
Sociale

RREGULLA TË REJA PËR PATENTAT/ Gonxhja: Kush humbet të gjitha pikët, rikthehet në autoshkollë

3 May, 2022 s.autor Aktualitet, Sociale

Duke filluar nga data 1 qershor, drejtuesit e mjeteve që humbasin të gjitha pikët e patentës do të kthehen edhe njëherë në autoshkollë. Kjo bëhet veçanërisht për të disiplinuar shoferët e papërgjegjshëm dhe që përbëjnë rrezik në rrugë.

Riedukimi i tyre do të ndiqet me vëmendje të veçantë Drejtoria e Transportit Rrugor.

“Do të kalojmë në një kalvar të ri më të gjatë, rikthehemi në autoshkollë, test teorie, test praktike. Testi i teorisë, bazuar në norma sjelljeje, do të jetë me 30 pyetje dhe me më shumë 3 gabime nuk kalon.

Ky individ që shkon në autoshkollë për të bërë kursin e riedukimit, do të jetë në monitorim të posaçëm nga ana jonë, si procesi i mësimdhënies atje, edhe testimi, që të ngushtojmë sa më shumë hapësirat për abuzivizëm ndaj këtij individi”, deklaroi Blendi Gonxhja, drejtor i DPSHTRR.

Me udhëzimin e ri që hyn në fuqi muajin tjetër lehtësohet edhe kalimi nga njëra kategori patente në tjetrën, duke kursyer para dhe kohë për qytetarët.

“Tregu i punës sot po ecën shpejt drejt shërbimeve shoferë që janë atraktivë edhe për gjininë femër, që nuk kanë pse të kenë më pse të bëjnë kalvarin e kategorive të patentave. ne e kemi lehtësuar këtë. Nëse do të doni të shkoni drejt dëshmisë së taksistit, drejt transportit të udhëtareve, nuk keni pse bëni një kalvar tjetër për mallra. Kjo do të thotë më pak kosto, më pak kohë dhe më pak angari.

Eksperienca në kategorinë b të jep mundësinë të kalosh në kategoritë e motorit më të fuqishëm, maksimal,. pa kaluar më parë në kategoritë më të vogla të motomjetit. Nëse do të jesh vetëm drejtues mjeti për motomjet, do të kalosh të gjitha etapat siç ka qenë deri më tani”, nenvizoi Gonxhja.

Rregullat e reja përfshijnë edhe një disiplinim të lejes së aktivitetit për hapjen e autoshkollave të reja në rang bashkie apo qarku sipas numrit të popullsisë. Po ashtu, autoshkollat do të punojnë me një libër të unifikuar, ndërsa mosha e mjeteve që janë pjesë e flotës së tyre do të ulet

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VETËM 50 KM LARG KUFIRIT ME POLONINË/ Forcat ruse bombardojnë sërish qytetin perëndimor të Lviv
Previous article SERBIA NË UDHËKRYQ/ A do t’ia kthejë Beogradi shpinën Rusisë?

s.autor

Postime të ngjashme

VATRA ZJARRI AKTIVE NË MALLAKASTËR DHE PATOS/ Në Krujë rinis ndërhyrja nga toka dhe ajri Aktualitet

VATRA ZJARRI AKTIVE NË MALLAKASTËR DHE PATOS/ Në Krujë rinis ndërhyrja nga toka dhe ajri

E RËNDË/ E reja në Shkodër dhunohet në banesën e saj nga dy persona! Nisin hetimet Aktualitet

E RËNDË/ E reja në Shkodër dhunohet në banesën e saj nga dy persona! Nisin hetimet

TRAFIK I RËNDUAR DHE RADHË KILOMETRIKË NË KTHIM NGA JUGU/ Kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës Aktualitet

TRAFIK I RËNDUAR DHE RADHË KILOMETRIKË NË KTHIM NGA JUGU/ Kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT