• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DOKUMENTI/ Zbardhet dosja e drejtësisë italiane: Ja pse akuzohen Fatmir Mediu e Kasëm Mahmutaj
Home
Politikë

DOKUMENTI/ Zbardhet dosja e drejtësisë italiane: Ja pse akuzohen Fatmir Mediu e Kasëm Mahmutaj

3 May, 2022 s.autor Breaking News, Politikë

Hetimet e drejtësisë për të shkuarën e deputetit Kasëm Mahmutaj kanë hedhur dritë mbi një dosje të hershme të autoriteteve italiane lidhur me një sërë krimesh ku në skenë del edhe ish minsitri Fatmir Mediu.

Nga faksimilet e siguruara nga gazeta “TemA”, kreu i Partisë Republikane akuzohet si bashkëpuntor i vëllezërve Mahmutaj të dënuar në Itali për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni në fillim të viteve 2000.

DOKUMENTI/ Zbardhet dosja e drejtësisë italiane: Ja pse akuzohen Fatmir Mediu e Kasëm Mahmutaj

Nga hetimet intensive të drejtësisë italiane, të sjella në vëmendje nga gazeta “TemA”, del në pah skema sesi Mediu ka krijuar akses për Kasëm Mahmutajn dhe të vëllain Gazmend Mahmutaj për të kaluar transit në vendin fqinj.

Ky i fundit, shtetasi Gazmend Mahmutaj (alias Eduarto Toska), sipas SPAK është dënuar në shtetin italian për kryerjen e veprës penale “Shfrytëzim prostitucioni”.

DOKUMENTI/ Zbardhet dosja e drejtësisë italiane: Ja pse akuzohen Fatmir Mediu e Kasëm Mahmutaj

Në vendimin që mban datën 18 mars 2002 të gjyqtares Mariolina Panasiti, Fatmir Mediu ndalohet të mbajë funksione shtetërore së paku për 5 vite.

Ky vendim i fshehur nga deputeti nuk u zbatua asnjëherë pasi pas ardhjes në pushtet të Partisë Demokratike në vitin 2005, ish kryeministri Sali Berisha shpërbleu Mediun me poste ministrore.

DOKUMENTI/ Zbardhet dosja e drejtësisë italiane: Ja pse akuzohen Fatmir Mediu e Kasëm Mahmutaj

Kjo është hera e parë që SPAK, në procesin e goditjes së krimit dhe korrupsionit, ka konfiskuar pasuritë e një prej anëtarëve të Kuvendit.

Ashtu siç gazeta “TemA” ka raportuar më herët, pas hetimit pasuror të referuar nga OFL, fillimisht për vëllain e deputetit Kasëm Mahmutaj, Gazmend Mahmutaj, ka rezultuar me një sërë pronash të dyshimta.

Tashmë, 2 apartamente, 2 makina dhe dy prona të deputetit Mahmutaj, janë konfiskuar nga Gjykata e Posaçme.

Hetimi pasuror i nisur për Gazmend Mahmutajn, u shtri edhe te dy vëllezërit e tij, Behar e Kasem Mahmutaj duke nxjerrë në dritë sipas Prokurorisë së Posaçme rreth 25 pasuri në total të cilët nuk justifikoheshin me të ardhura të ligjshme.

Një pjesë e pasurive ishin edhe në emër të personave të tjerë të afërt dhe konsistojnë në apartamente, pallate, tokë truall në qytetin e Beratit dhe makina.

Gjykata në përfundim të procesit, vlerësoi se kërkesa e SPAK për konfiskimin e pasurive si të krijuara nga pasuri të dyshimta, duhet të  konfiskoheshin.

Në total janë vënë në sekuestro 4 makina, 10 apartamente dhe ndërtesa, një pjesë në proces legalizimi, 3 sipërfaqe tokë truall dhe 1 pallat duke i lënë në pronësi të tyre, vetëm 3 apartamente.

Por kush është Gazmend Mahmutaj dhe lidhja me Mediun?

Operacioni Forca e Ligjit i dërgoi formularin për deklarimin mbi burimin e të ardhurave Mahmutajt më 18 shkurt të vitit 2020.

Ai rezulton i dënuar me 25 vite burg për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni në Itali.

Gazmend Mahmutaj është vëllai i Kasem Mahmutaj i kandiduar nga Partia Republikane në zgjedhjet lokale te vitit 2007 dhe në vitin 2015 për kryetar Bashkie Berat. Kasem Mahmutaj ka qenë drejtor i objektit më të madh të industrisë ushtarake, në Poliçan, duke qenë njëkohësisht dhe kreu i Partisë Republikane në Berat që në mars të 2008.

Gazmend Mahmutaj është dënuar për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni. I lidhur me emrin e tij ka qenë edhe kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, i cili është dënuar në Itali me 3 vite burg dhe ndalim të ushtrimit të posteve shtetërore për akuzën e “përkrahjes së të inkriminuarve”, pasi sipas Gjykatës së Apelit në Milano, me një vendim të 23 prillit 2000, Mediu, në emër të parlamentit shqiptar, ka favorizuar të kërkuarin nga drejtësia italiane, pikërisht Gazmend Mahutajn, për të kaluar tranzit nga vendi ynë drejt shtetin fqinj me emër të rremë (Raqi Gjoni). Për këtë ngjarje, në atë kohë, Fatmir Mediu deklaronte se është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Lartë italiane.

Më 18 nëntor 1998, Gazmend Mahmutaj, një personazh i njohur i botës së krimit në Berat, ishte duke kaluar tranzit në aeroportin ”Malpensa” në Milano bashkë me një grup parlamentarësh shqiptarë. Deputetët shkonin në Parlamentin Evropian për një mbledhje për krimin e organizuar. Mahmutaj, e dinte që ishte në kërkim nga autoritetet italiane, ndaj duke përfituar nga miqësia me kryetarin e PR-së, thotë drejtësia italiane, – Fatmir Mediu kishte siguruar dokumente të falsifikuara me emrin Raqi Gjoni.

Trupi gjykues në Itali, në shkallën e Parë dhe atë të Apelit, kishte arritur në përfundimin e se Mediu e ka ndihmuar Mahmutaj t’i shmanget drejtësisë italiane duke mos vuajtur dënimin. Mediu u dënua me 4 vite e 6 muaj burg dhe pas procedurës me gjykim të shkurtuar, ai u dënua me 3 vite burg. Por vetë Mediu shprehej se ka marrë pafajësi nga Gjykata e Lartë dhe se kjo çështje nuk ka vend për aludime./TemA

DOKUMENTI/ Zbardhet dosja e drejtësisë italiane: Ja pse akuzohen Fatmir Mediu e Kasëm Mahmutaj DOKUMENTI/ Zbardhet dosja e drejtësisë italiane: Ja pse akuzohen Fatmir Mediu e Kasëm Mahmutaj DOKUMENTI/ Zbardhet dosja e drejtësisë italiane: Ja pse akuzohen Fatmir Mediu e Kasëm Mahmutaj DOKUMENTI/ Zbardhet dosja e drejtësisë italiane: Ja pse akuzohen Fatmir Mediu e Kasëm Mahmutaj DOKUMENTI/ Zbardhet dosja e drejtësisë italiane: Ja pse akuzohen Fatmir Mediu e Kasëm Mahmutaj DOKUMENTI/ Zbardhet dosja e drejtësisë italiane: Ja pse akuzohen Fatmir Mediu e Kasëm Mahmutaj DOKUMENTI/ Zbardhet dosja e drejtësisë italiane: Ja pse akuzohen Fatmir Mediu e Kasëm Mahmutaj DOKUMENTI/ Zbardhet dosja e drejtësisë italiane: Ja pse akuzohen Fatmir Mediu e Kasëm Mahmutaj

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SHEFAT E SPIUNAZHIT DO E VRASIN"/ Deklarata e fortë e ish-gjeneralit amerikan: Putini në rrezik, por ai do të bëj gjithçka për…
Previous article KËSHILLI KOMBËTAR/ Kulluri: Produkt problematik! Ata që vodhën votat për Bashën vjet, i vodhën edhe tani

s.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA NUK KA TË DREJTË TË NDËRHYJË"/ Ministri serb i përgjigjet Ramës për lumin Ibër: Lëreni diplomacinë e altoparlantëve... Politikë

"SHQIPËRIA NUK KA TË DREJTË TË NDËRHYJË"/ Ministri serb i përgjigjet Ramës për lumin Ibër: Lëreni diplomacinë e altoparlantëve...

HYN NË FUQI LIGJI PËR POLICINË E SHTETIT/ Nga Drejtori i Përgjithshëm te shefat e komisariateve, ja ndryshimet kryesore Aktualitet

HYN NË FUQI LIGJI PËR POLICINË E SHTETIT/ Nga Drejtori i Përgjithshëm te shefat e komisariateve, ja ndryshimet kryesore

"E HUMBËT KOSOVËN"/ Rama reagon për deklaratat e Vuçiç mbi lumin Ibër: Ne respektojmë Serbinë por fqinjësia... Breaking News

"E HUMBËT KOSOVËN"/ Rama reagon për deklaratat e Vuçiç mbi lumin Ibër: Ne respektojmë Serbinë por fqinjësia...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT