• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ANALIZA/ Lufta në Ukrainë “pikë kthese” për Serbinë, apo jo?
Home
Rajon

ANALIZA/ Lufta në Ukrainë “pikë kthese” për Serbinë, apo jo?

2 May, 2022 F.autor Rajon

Fraza “pikë kthese” është bërë e përdorshme anembanë botës që nga fillimi i agresionit rus mbi Ukrainë. Por, a do të pësojë edhe Serbia riorientim substancial? Tomas Bray, korrespodent për një kohë të gjatë i agjencisë së lajmeve “DPA” në Beograd, jep një analizë për “Deutsche Welle”-n në gjuhën serbe:

Serbia tradicionalisht brenda Evropës është parë si aleati më i afërm i Rusisë. Ky vend i vogël ka marrëdhënie të shkëlqyera me Kinën, nga e cila, përmes huave të mëdha, ka nisur projekte të shumta infrastrukturore, sikur është shtrira e rrjeteve hekurudhore dhe autostradave, dhe termocentraleve. Serbia është shtet kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Politika e “uljes në dy karrige” në këtë vend ballkanik është traditë mjaft e gjatë. Ish-presidenti i Serbisë, tani opozitar, Boris Tadiç, ndiqte “politikë të jashtme bazuar në katër shtylla”: përveç Rusisë, Kinës dhe Bashkimit Evropian, Shtetet e Bashkuara ishin partneri i katërt. Kjo maksimë, shpesh e kritikuar si “seesaw policy” (politikë poshtë-lartë, vazhdimisht e ndryshueshme), tani më haptazi po merr fund. Serbia tani duhet të vendosë përfundimisht në cilën anë dëshiron të qëndrojë.

Propaganda e qeverisë po ndërron

Mediat tabloide, të cilat konsiderohen si “megafon i pushtetit” deri më tani kanë dhënë pikturë të qartë: Rusia dhe Kina ishin miq, e keqja po i kërcënonte në Perëndim. Por këto media nën kontrollin e pushtetit bënë një kthesë befasuese javën e kaluar.

“Politika botërore na ka rënë në qafë”, ishte kryetitulli i “Informer”-it. Dhe, “Kurir” shkroi: “Interes i zhveshur. Putin ruan interesat e Rusisë […] duke mos i kushtuar rëndësi pozicionit të Serbuisë”. “Putin harroi serbët dhe Kosovës për shkak të luftës së tij”, ishte titulli i “Blic”, dhe “Telegrafi serb” ishte edhe më i qartë: “Putin thikë pas shpine serbëve”.

Çfarë ngjau? Putin justifikoi pretendimet e tij ndaj Krimesë dhe Ukrainës lindore duke thënë se Perëndimi ndau Kosovën nga shteti serb dhe e njohu nën ligjin ndërkombëtar. Për të qenë më të saktë: ju ndatë Kosovën nga Serbia, çfarë po bëjmë ne me Krimenë dhe Ukrainën lindore është e njëjta gjë. Ose në përkthim: Kosova është e pavarur sikur zonat e Ukrainës mbi të cilat pretendon Rusia.

Treguesit e një pozicioni të ri të Serbisë

Pas vizitës së fundit tek Aleksandar Vuçiç, presidenti i Serbisë i cili vendos për gjithçka, senatorët amerikanë bënë me dije se ai synon të ndryshojë politikën e vendit të tij brenda dy muajsh. Nga ana e tij, Vuçiç ka paralajmëruar se do t’i drejtohet popullit, por më pas e shtyu për një javë, pra për të premten, më 6 maj. Zyrtarisht u tha se duhet edhe pak kohë për të vlerësuar situatën në Serbi.

Në javët e fundit, presioni ndaj Beogradit është rritur. Uashingtoni dhe Brukseli vazhdimisht thonë se Serbia, nëse dëshiron të jetë pjesë e BE-së, duhet të ndjekë linjën e politikës së jashtme të Unionit. Parlamenti Evropian kohët e fundit mori kritika të ashpra për armët kineze për Serbinë: Beogradi nuk ka fare nevojë për atë sistem raketash tokë-ajër, sepse ai gjeografikisht është i rrethuar vetëm nga vendet e NATO-s dhe BE-së. Apo ndoshta ka disa plane krejtësisht të ndryshme, pyesnin ata.

Në fund ka folur edhe ministri i Brendshëm, Aleksandar Vulin, i cili u bë i njohur si zëdhënësi i presidentit Vuçiq. Ai bëri thirrje që Serbia të ndalojë çdo afrim të mëtejshëm me BE-në dhe të bëhet politikisht neutrale. Ky neutralitet i vetëbesuar, në përpjesëtim të zhdrejtë me fuqinë ekonomike të vendit, ushqehet nga historia jugosllave me fokus në themeluesin ndryshe jo gjithmonë popullor të shtetit komunist, Josip Broz Tito, dhe Lëvizjen e tij të të Paangazhuarve.

Serbiens Innenminister Vulin verlangt Stopp für die weitere Annäherung seines Landes an die EU, weil Brüssel ständig Ultimaten und Drohungen in Richtung Belgrad schicke. Serbien solle politisch neutral werden: https://t.co/C4yFqL4wDC

— Thomas Brey (@breybelgrad) April 20, 2022

Vuçiq dëshiron të parandalojë dobësimin e pozitës së tij dominuese

Është e qartë se kreu i shtetit Vuçiç është nën presion të madh. Ai beson se pozita e tij e paprekshme është dukshëm e rrezikuar nga trazirat e mundshme sociale në vend. Është e pazakontë, për shembull, që së fundi ai e ndaloi publikisht propozimin e ministrit të tij të Financave, Sinisha Mali, i cili, me gjithë demonstratat disaditore, synonte t’i detyronte shitësit në tregje të fillonin përdorimin e kasave fiskale.

Popullsia e Serbisë duhet të përballet me rritjen e madhe të çmimeve të ushqimeve dhe karburanteve. Në të njëjtën kohë, Vuçiç tërhoqi pensionistët në anën e tij me grante të njëhershme shtetërore, të cilët presin që ai t’u sigurojë atyre standardin e tyre të jetesës shumë modest.

Në fund të javës së kaluar, gazeta e njohur beogradase “Novosti”, gjithmonë në ballë kur është e nevojshme të mbrohet Vuçiç nga perëndimi dhe synimet e pretenduara “të tyre të ndyra”, botoi një artikull të rëndësishëm ku thuhej se presioni perëndimor “rrezikon seriozisht ekonominë serbe”. Sipas këtij skenari tmerri, Brukseli gjoja mund të pezullonte dhënien e ndihmës financiare, e cila do të ishte fundi i investimeve të ardhshme dhe të mëparshme. Dhe mund të jetë shumë më keq, vlerësonte gazeta: fundi i udhëtimit pa viza në BE, i cili është i mundur që nga viti 2009, dhe mund të ketë një pezullim të asistencës së madhe para anëtarësimit të BE-së nga fondet IPA, si dhe heqjen të statusit kandidat.

“Novosti” e klasifikon këtë skenar si pjesë të një teorie të madhe konspirative: Perëndimi, së bashku me fqinjët e tij nga Sarajeva, Podgorica dhe Zagrebi, po veprojnë kundër presidentit serb Vuçiç. Dhe jo vetëm kaq: presioni ndaj Serbisë është vazhdimi i shkatërrimit të “çdo formë shteti” – nga Jugosllavia, përmes RFJ-së (Serbia dhe Mali i Zi), deri te bombardimet e NATO-s, për t’i dhënë “një pjesë të territorit tonë shqiptarëve”.

Faktet janë të qarta: Serbia është plotësisht e varur nga Perëndimi. Bashkimi Evropian deri më tani ka dhënë katër miliardë euro ndihmë zhvillimore. Sipas Beogradit, 24,000 kompani serbe janë të lidhura me BE-në, duke punësuar pothuajse 900,000 njerëz. Dy të tretat e eksporteve të kompanive serbe shkojnë në vendet e BE-së.

Analistët e orientuar në mënyrë kritike nga Serbia vlerësojnë se Vuçiç nuk do të rrezikojë t’i prishë ato lidhje të forta, sepse kjo do ta vinte në rrezik. Kjo është arsyeja pse ai do t’i kthejë shpinën Rusisë dhe do të orientohet drejt Perëndimit më qartë se kurrë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHBA/ Trump kërkon testimin e Biden për shëndetin mendor, i publikon videon ku i jep dorën njeriut imagjinar
Previous article SHKATËRRIM TOTAL/ Rusia ka humbur 25% të ushtrisë në Ukrainë

F.autor

Postime të ngjashme

SERBIA DO TA LËRË KOSOVËN PA UJË/ Vuçiç kërcënon: Do ndryshojmë rrjedhën e Ibrit Rajon

SERBIA DO TA LËRË KOSOVËN PA UJË/ Vuçiç kërcënon: Do ndryshojmë rrjedhën e Ibrit

VIDEOLAJM/ Deputetja e Haradinajt sulmon Albin Kurtin me vezë në Kuvend Rajon

VIDEOLAJM/ Deputetja e Haradinajt sulmon Albin Kurtin me vezë në Kuvend

HIQET GJUHA SHQIPE NË KUFI/ Bujar Osmani: Shkelje e ligjit dhe provokim i qëllimshëm Rajon

HIQET GJUHA SHQIPE NË KUFI/ Bujar Osmani: Shkelje e ligjit dhe provokim i qëllimshëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT