• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“LASHË SHOKUN E DJALIT TË FLINTE NË SALLON…”/ Parukierja e arrestuar për drogë lihet në burg, ja dëshmia e saj
Home
Aktualitet
Kronikë

“LASHË SHOKUN E DJALIT TË FLINTE NË SALLON…”/ Parukierja e arrestuar për drogë lihet në burg, ja dëshmia e saj

2 May, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Dy ditë më parë, Policia e Tiranës njoftoi se në një sallon bukurie ishte gjetur lëndë narkotike. Ata bënë me dije se kishin vënë në pranga punonjësen e atij salloni, duke e vënë nën akuza të rënda.

Blutë e kryeqytetit bënë me dije se në vendin e punës së të prangosurës kishin gjetur disa doza kanabisi dhe sende që lihej të kuptohej se aty ishte konsumuar kokainë. E arrestuara i ka treguar Policisë se nuk ishte në dijeni të lëndës narkotike që mund të ishte në dyqanin e saj, por ajo është mbajtur në qeli deri ditën e djeshme kur ka dalë para Gjykatës së Tiranës, ku edhe ka shpjeguar me detaje se çfarë ka ndodhur vërtet.

Ajo ka treguar se në sallon kishte lënë shokun e të birit, pasi ai ia kishte kërkuar të flinte aty për shkak se nuk kishte çelës shtëpie dhe nuk i kishte familjarët në Tiranë.

Por pavarësisht se Policia e ka shpallur në kërkim djalin, gruaja sërish është lënë në burg pa afat, ndonëse me akuza të ndryshuara: gjykata e gjeti fajtore se përse ajo nuk kishte lajmëruar Policinë për gjestin e shokut të të birit.

RRËFIMI I PARUKIERES

Zamira Senkaj, 54 vjeçe, ka dalë para gjykatës ditën e djeshme ku edhe ka rrëfyer “hallin” që e kishte zënë pasi ajo nuk ka qenë në dijeni të faktit se në sallonin e saj kishte lëndë narkotike.

Përballë gjykatës, gruaja ka thënë se lënda narkotike, që rezultoi e ndarë në 18 qese, ishte lënë në sallonin e saj nga shoku i djalit, të cilin e kishte lejuar disa herë të kalonte natën në qendrën estetike: “Erdhi në darkë e më tha se nuk i kam çelësat e shtëpisë.

Më ka ikur mami me gjyshen, a mund të fle këtu sonte? Dhe unë e lashë të flinte në parukeri, por nuk dija çfarë kishte ai me vete dhe të nesërmen erdhi Policia. Unë nuk dija gjë fare”. Prokuroria ka bërë me dije se lënda narkotike është e shtetasit Arluen Bega, që është konsumues droge.

Ky fakt ka dalë nga dëshmia e gruas dhe më pas për këtë person është dhënë edhe një masë sigurimi personal në mungesë. Sipas të dhënave policore, u bë me dije se në sallon Policia gjeti po ashtu edhe një pjatë porcelani me një lëndë të bardhë të dyshuar kokainë, që lë të kuptohet që i riu, jo vetëm ka mbajtur lëndën narkotike në biznesin e nënës së shokut të tij, por edhe ka konsumuar brenda ambientit lëndë të llojit kokainë.

Në fund të seancës gjyqësore, parukierja u la në burg për veprën penale të “Moskallëzimit të krimit”, pasi dyshohet se e dinte që Arluen Bega shiste lëndë narkotike dhe nuk e ka denoncuar rastin në Polici.

Ndërsa për Begën, Gjykata lëshoi masën “Arrest me burg” në mungesë, i cili do të hetohet dhe gjykohet për prodhim dhe shitje narkotikësh. Zamira Senkaj, 54 vjeçe, pronare e një salloni bukurie, është vënë në pranga pasi akuzohet se ka bashkëpunuar me një tjetër person në shitjen e lëndëve narkotike në Tiranë.

Në njoftimin zyrtar, Policia e Tiranës bën me dije se në kuadër të operacionit “Beauty Salon”, efektivët kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi kanabisi të ndarë në doza e gati për shitje, që ishte fshehur në parukerinë e 54-vjeçares.

Për pasojë, pronarja e sallonit është arrestuar, ndërkohë që në kërkim është shpallur i riu Arluen Bega.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NESËR ZELENSKY VIDEO-MESAZH NË KUVENDIN E SHQIPËRISË/ Ndryshon orari, ja kur nis seanca plenare
Previous article "MË THA QË DO MË MERRTE NË TELEFON..."/ Einxhel bën veprimin e papritur ndaj Beniadës (FOTO)

s.autor

Postime të ngjashme

KONFLIKT NË BURGUN 302/ “Mos bëj zhurmë se më prishe gjumin”, Viktor Ymeri godet me shuplakë një të burgosur nga Kosova Aktualitet

KONFLIKT NË BURGUN 302/ “Mos bëj zhurmë se më prishe gjumin”, Viktor Ymeri godet me shuplakë një të burgosur nga Kosova

"NUK E MENDOVA DY HERË"/ Shqiptari zhytet në ujërat e oqeanit në SHBA dhe shpëton të moshuarin: Në raste të tilla… Aktualitet

"NUK E MENDOVA DY HERË"/ Shqiptari zhytet në ujërat e oqeanit në SHBA dhe shpëton të moshuarin: Në raste të tilla…

E PËSOJNË KEQ/ Hynë si ilegalë në Itali, kapen dhe dëbohen 4 shqiptarët, njëri prej tyre me precedent për drogë Aktualitet

E PËSOJNË KEQ/ Hynë si ilegalë në Itali, kapen dhe dëbohen 4 shqiptarët, njëri prej tyre me precedent për drogë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT