• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
COVID-19/ Zelanda e Re rihap kufijtë pas më shumë se dy vjetësh
Home
Nderkombetare

COVID-19/ Zelanda e Re rihap kufijtë pas më shumë se dy vjetësh

2 May, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Zelanda e Re ka rihapur kufijtë e saj për më shumë vizitorë ndërkombëtarë, pas mbylljes prej më shumë se dy vjetësh, që ka shkaktuar pandemia e koronavirusit.

Njerëz nga më shumë se 60 vende të botës mund të hyjnë tani në këtë vend nëse janë të vaksinuar kundër koronavirusit dhe kanë test negativ.

Vetë qytetarët e Zelandës së Re kanë mundur të udhëtojnë brenda dhe jashtë vendit që nga marsi, ndërsa australianët janë lejuar që nga prilli.

Zelanda e Re ka mbyllur kufijtë e saj qysh në mars të vitit 2020, kur edhe ka shpërthyer pandemia e koronavirusit.

Ky vend me pesë milionë banorë ka regjistruar gjithsej 713 viktima nga koronavirusi.

Qeveria zelandeze ka thënë se numri i ulët i viktimave është rezultat i strategjisë së izolimit, si dhe politikave të testimit të shpejtë dhe gjurmimit.

Koronavirusi, i cili shkakton sëmundjen COVID-19, ka shpërthyer për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur atë pandemi në mars të vitit 2020.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins në SHBA, koronavirusi ka prekur mbi 513 milionë njerëz në të gjithë botën. Prej tyre, mbi 6.2 milionë kanë vdekur./REL/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTA/ Zelensky: Erdogani të vendosë ose me ne ose me Rusinë, jo standard të dyfishtë
Previous article MOZZIK SHFAQET NË RRESHT TË PARË/ Fali Bajramin në Sheshin Skënderbej (FOTO)

s.autor

Postime të ngjashme

RRITEN TENSIONET GREQI-TURQI/ Ankaraja zhvendos një brigadë me 2000 komando përballë Samosit! Mediat e lidhin me vizitën e Mitsotakis Botë

RRITEN TENSIONET GREQI-TURQI/ Ankaraja zhvendos një brigadë me 2000 komando përballë Samosit! Mediat e lidhin me vizitën e Mitsotakis

VENDIMI I HAGËS/ Britania thirrje për qetësi: Mbështesim fuqishëm Kosovën, jemi krenarë për ndërhyrjen e NATO-s më 1999 Botë

VENDIMI I HAGËS/ Britania thirrje për qetësi: Mbështesim fuqishëm Kosovën, jemi krenarë për ndërhyrjen e NATO-s më 1999

NATO NË ALARM/ Fregata ruse lëshon dy raketa drejt një helikopteri danez Botë

NATO NË ALARM/ Fregata ruse lëshon dy raketa drejt një helikopteri danez

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT