Policia e Korçës ka dalë me një informacion paraprak për ngjarjen e tmerrshme që u zbulua këtë të hënë të 2 Majit në një banesë në lagjen 15 të qytetit.
Mësohet se ka qenë shtetasi K. A., (emigrant në Greqi) që ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë, se ka gjetur në banesën e tij, një foshnjë të pajetë.
Bashkëshortja e tij, e cila vuan nga sëmundje të shëndetit mendor është transportuar në maternitetin e qytetit, për ekzaminime të mëtejshme.
Korçë/Informacion paraprak
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, shtetasi K. A., (emigrant në Greqi) ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Korçë, se ka gjetur në banesën e tij, në lagjen nr. 15, Korçë, një foshnjë të pajetë.
Bashkëshortja e tij, e cila vuan nga sëmundje të shëndetit mendor është transportuar në maternitetin e qytetit, për ekzaminime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.


