Një ngjarje makabër është zbuluar në qytetin e Korçës këtë të hënë. Korrespondentja e Panorama.al bën me dije se një nënë ka futur fëmijën e porsalindur në valixhe, duke i shkaktuar dhe vdekjen.
Ngjarja është shënuar në lagjen nr.15 të qytetit verilindor.
Foshnjën e ka gjetur të vdekur në banesë bashkëshorti i gruas. Ai është kthyer në banesë ditën e djeshme, pas më shumë se një viti që ndodhej jashtë shtetit në emigracion.
Bashkëshorti i ka thene policisë se fëmija që u gjet i vdekur nuk ishte i tij.
Çifti ka edhe një femijë tjetër 15 vjeç.


