• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRAFIK DROGE E DERI TEK AMËMAJTJE PA LEJE / Policia e Shtetit bën bilancin e një jave: 130 të arrestuar, 372 nën hetim
Home
Aktualitet
Kronikë

TRAFIK DROGE E DERI TEK AMËMAJTJE PA LEJE / Policia e Shtetit bën bilancin e një jave: 130 të arrestuar, 372 nën hetim

1 May, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Shtetit ka bërë bilancin e punës së një jave në goditjen e veprimtarive kriminale. Me anë të një njoftimi për mediat, bëhet e ditur se janë zhvilluar 32 operacione të ndryshme për trafik droge, armëmbajtje pa leje e deri tek transporti i emigrantëve të paligjshëm.

Gjatë kësaj jave janë arrestuar 130 persona, 372 janë proceduar penalisht dhe 27 janë shpallur në kërkim.

Prej të arrestuarve, 38 kanë qenë persona në kërkim, nga këta 30 në kërkim kombëtar dhe 8 në kërkim ndërkombëtar.

Njoftimi i policisë:

Angazhim, përkushtim dhe vendosmëri, për të parandaluar e luftuar krimin dhe paligjshmërinë në të gjithë vendin.

•Gjatë kësaj jave janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 529 persona, nga këta: 130 janë arrestuar, 372 janë proceduar penalisht dhe 27 janë shpallur në kërkim.

•Janë kapur në total 38 persona në kërkim, nga këta: 30 në kërkim kombëtar dhe 8 në kërkim ndërkombëtar.

•Janë zhvilluar 32 operacione policore të koduara: “Drug House”, “Valbona”, “Çokollata”, “Tujani”, “Knock Down”, “Gaminator”, “Gaminator 2”, “Mysafiri”, “Gold”, “Lux 2022”, “Pages”, “Beauty Salon”, “Adekuat”, “Panaja”, “Road Guard 15”, “Road Guard 16”, “Smuggling”, “Çipsat”, “Repsi”, “Immigrants”, “Running”, “Çarli”, “Perimetri”, “Pecaj”, “Vajushi”, “Perash” dhe “Fati i lojërave” në 6 raste.

• Gjatë operacioneve policore të koduara “Drug House” dhe “Valbona”, të zhvilluara në Tiranë dhe Kukës, janë zbuluar 2 ambiente që shërbenin për kultivimin e kanabisit, me anë të llambave, si dhe janë sekuestruar qindra fidanë narkotikë, lëndë narkotike dhe pajisje të ndryshme elektrike që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike, në ambiente të mbyllura.

• Gjithashtu, ka vijuar kontrolli masiv i territorit, me dronë dhe me shërbime policore, nga toka, për parandalimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

• Për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike janë zhvilluar 8 operacione në të gjithë vendin, si rezultat i të cilëve janë sekuestruar në total rreth 59.2 kg kanabis, nga të cilat 48.5 kg në formë çokollate, rreth 1 kg heroinë e kokainë, 12 automjete, 15 celularë, si dhe 2 radio komunikimi si ato të Policisë.

• Janë zhvilluar 5 operacione për goditjen dhe kontrabandimin e emigrantëve të paligjshëm, që hyjnë në vendin tonë, me qëllim kalimin në një nga vendet e BE-së.

•Në fushën e armëmbajtjes pa leje, janë evidentuar dhe goditur 12 raste dhe janë sekuestruar 5 armë zjarri, 6 armë gjahu, 1 armë sportive, 5 thika, municion luftarak etj.

• Janë parandaluar 2 ngjarje kriminale në fushën e krimit në familje; janë goditur 9 raste të kundërshtimit të punonjësve të Policisë, si dhe janë ndjekur ligjërisht 42 raste të dhunës në familje.

•Janë evidentuar dhe goditur 40 raste të krimeve mjedisore; 8 raste të organizimit të lojërave të fatit; 14 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, si dhe janë sekuestruar monitorë për lojëra fati dhe shuma parash.

•Në fushën e narkotikëve janë evidentuar dhe goditur 34 raste, ndërsa në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar dhe goditur 29 raste. Gjithashtu, janë sekuestruar bizhuteri të ndryshme dhe mallra kontrabandë.

•Janë evidentuar 2 raste të zjarrvënies, me 2 shtetas të proceduar penalisht.

Policia Rrugore / Vijon kontrolli në të gjitha rrugët e vendit me shërbime të dedikuara, duke përdorur mjete logjistike bashkëkohore.

•Kontrollet janë realizuar duke përdorur makinën inteligjente “Poliscan”, lexuesin automatik të targave, radarët automatikë, kamerat dhe mjete të tjera të pauniformuara, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

• Gjatë kësaj jave janë pezulluar 670 leje drejtimi, nga të cilat: 511 për tejkalim shpejtësie, 94 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 65 për qarkullim në sens të kundërt.

•Janë arrestuar 50 drejtues mjetesh, nga këta: 37 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 13 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

•Janë arrestuar 2 drejtues mjetesh, pasi janë konstatuar se i drejtonin automjetet nën efektin e lëndëve narkotike.

•Janë vendosur 16.391 masa administrative, si dhe janë goditur 6 raste të korrupsionit aktiv ndaj punonjësve që ushtrojnë funksione publike, të gjitha raste të evidentuara nga Policia Rrugore e Tiranës.

Policia Kufitare / Intensifikim kontrollesh, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe të krimeve ndërkufitare.

• Gjatë kësaj jave janë kapur 10 shtetas në kërkim, nga të cilët 4 në kërkim kombëtar dhe 6 në kërkim ndërkombëtar.

•Janë proceduar në gjendje të lirë 6 shtetas për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit”, 3 shtetas për “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, 2 shtetas për “Falsifikimi i dokumenteve”, 2 persona për “Trafikimi i narkotikëve”, si dhe 2 të tjerë për “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”.

•Gjithashtu, janë goditur 2 raste të mitëdhënies dhe janë proceduar penalisht 2 shtetas të cilët, prej mangësive në dokumentacion, kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë Kufitare.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROPAGANDA RUSE PREK EDHE USHQIMET/ Komandanti ukrainas: Sulmojnë ndihmat e destinuar për civilët dhe i shpërndajnë sikur…
Previous article ZJARR NË KRUJË/ Shkrumbohet nga flakët baxhoja e qumështit në fshatin Gramëz

s.autor

Postime të ngjashme

NDËRTIMI 5 KATËSH PA LEJE NË QEPARO/ Kryebashkiaku Vangjel Tavo “shkrin” IMT-në e Himarës Aktualitet

NDËRTIMI 5 KATËSH PA LEJE NË QEPARO/ Kryebashkiaku Vangjel Tavo “shkrin” IMT-në e Himarës

"DRITA E SYVE"/ Dedikimi rrëqethës i nënës së 20-vjeçarit që u vra në Korçë nga shoku i fëmijërisë: Mami nuk do të të harrojë kurrë... Aktualitet

"DRITA E SYVE"/ Dedikimi rrëqethës i nënës së 20-vjeçarit që u vra në Korçë nga shoku i fëmijërisë: Mami nuk do të të harrojë kurrë...

TRAGJIKE NË POGRADEC/ 30-vjeçari mbytet pas zhytjes në ujë! Ishte me dy shokë në varkë Aktualitet

TRAGJIKE NË POGRADEC/ 30-vjeçari mbytet pas zhytjes në ujë! Ishte me dy shokë në varkë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT