• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SERBIA EKSPOZON ARMËT KINEZE/ Reagon Kosova: Po rrezikohet paqja
Home
Rajon

SERBIA EKSPOZON ARMËT KINEZE/ Reagon Kosova: Po rrezikohet paqja

30 April, 2022 s.autor Rajon

Shefi i stafit të presidencës së Kosovës, Blerim Vela, e ka ngritur me shqetësim armatosjen e vazhdueshme dhe të pandalshme të shtetit serb. Ai, sot ka reaguar ndaj ekspozimit në Serbi të armatimit kinez.

Ekspozimi i këtij armatimi këtë të shtunë, ka nxitur shqetësime të shumta edhe te zyrtarë ndërkombëtarë, shkruan Gazeta Express.

Vela ka thënë se militarizimi i shpejtë i Serbisë është duke e rrezikuar paqen në rajon.

“Serbia publikisht ekspozoi sistemin antiraketor kinez FK-3 me rreze të gjatë veprimi. Serbia është i vetmi vend në Evropë që ka pranuar dhe po operon me një sistem të tillë kinez. Serbia është duke u armatosur me shpejtësi dhe duke e rrezikuar paqen në rajonin tonë”, ka shkruar Vela përmes Twitter-it.

Lexo edhe:Vulin: Nëse Kosova hyn në mes të Rusisë dhe BE-së, Serbia s’mund të orientohet drejt BE

Armatosja e Serbisë është bërë shqetësues gjatë muajve të fundit, veçanërisht prejse nisi lufta në Ukrainë. Mediat ndërkombëtare zbuluan furnizimin e fshehtë të Serbisë me armë kineze përmes rrugëve turke.

Po ashtu, armatosja e Serbisë është intensifikuar edhe nga furnizimet ruse, ndërkohë që Vuçiq është interesuar që të blejë edhe dronët modernë turq “Bayraktar”. Për këtë gjë, kishte thënë presidenti serb se ka marrë dritën e gjelbër nga presidenti turk Erdogan.

Ndërkohë, Serbia është nën presion nga SHBA dhe BE që të orientohet qartë pro Perëndimit pas luftës së Rusisë në Ukrainë. Një pozicionim i saj i qartë, nuk ka ndodhur ende, prandaj roli i saj në Ballkan po shihet ende si i rrezikshëm për stabilitetin dhe sigurinë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ISHTE KTHYER NË "MAKTHIN" E BANORËVE TË KUÇOVËS/ Arrestohet hajduti 40-vjeçar. Si futej në banesa e merrte bizhuteri
Previous article ANGELINA JOLIE VIZITON UKRAINËN/ Takohet me fëmijët e mbetur jetimë dhe të plagosur nga lufta

s.autor

Postime të ngjashme

VRAU ME THIKË KËNGËTARIN E NJOHUR GREK/ Gjykata e dënon të miturin vetëm me 8 vite burgim Rajon

VRAU ME THIKË KËNGËTARIN E NJOHUR GREK/ Gjykata e dënon të miturin vetëm me 8 vite burgim

"NUK E DI SE ÇFARË LIDHJE KA ME SHQIPËRINË"/ Vuçiç reagon pas deklaratave për lumin Ibër: Është çështje... Rajon

"NUK E DI SE ÇFARË LIDHJE KA ME SHQIPËRINË"/ Vuçiç reagon pas deklaratave për lumin Ibër: Është çështje...

SERBIA DO TA LËRË KOSOVËN PA UJË/ Vuçiç kërcënon: Do ndryshojmë rrjedhën e Ibrit Rajon

SERBIA DO TA LËRË KOSOVËN PA UJË/ Vuçiç kërcënon: Do ndryshojmë rrjedhën e Ibrit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT