• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DEL VIDEO E PËRLESHJES ME THIKË MES SHQIPTARIT DHE GREKUT/ Si ‘plasi’ sherri mes restorantit se kush duhej të shpërndante porosinë
Home
Aktualitet
Kronikë

DEL VIDEO E PËRLESHJES ME THIKË MES SHQIPTARIT DHE GREKUT/ Si ‘plasi’ sherri mes restorantit se kush duhej të shpërndante porosinë

30 April, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Mediat greke kanë publikuar videon e përplasjes fizike mes 43 vjeçarit grek dhe 33 vjeçarit shqiptar të cilët në shkurt të këtij viti u konfliktuan me njëri-tjetrin se kush duhej të dërgonte porosinë një klienti që kishte bërë te restoranti i tyre.

Sherri mes tyre degjeneroi në grushte e deri në përdorimin e armës së ftohtë, ku 43-vjeçari grek ka kapur thikën për të goditur shqiptarin në mes të restorantit ndërsa ngjarja ka tronditur edhe klientët.

Shtetasi grek ka goditur me kokë shqiptarin fillimisht dhe gjatë përleshjes dhe daljes nga dyqani, autori ka përdorur një thikë të cilën e ka marrë nga një tavolinë në restorant duke tentuar shumë herë ta godasë në bark dhe në qafë.

Policia gjeti në vendngjarje, dy thika identike, me gjatësi tehu 11 cm dhe dorezë 10 cm. I plagosuri u dërgua në spitalin “Agia Varvara” për ndihmën e parë, ku, siç rezultoi nga dokumentet mjekësore, u konstatua se ka një dëmtim në trup. Ai është urdhëruar t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore, e cila ka rezultuar se ka marrë një plagë prej 4 cm në zgavrën e majtë të kraharorit, paralel me shtyllën kurrizore dhe në një distancë prej 5 cm prej saj, e cila është shkaktuar nga një prerje.

sherri

“Ai u përpoq të më godiste më shumë se 20 herë”, ka thënë shqiptari në dëshmitë që ka dhënë në policinë ashtu edhe në hetuesi.

I gjithë sherri mes të dyve ka nisur se kush do ta dërgonte porosinë e restorantit.

greqiii2

“Kam katër vite që punoj në këtë restorant në Vula. Unë punoj si shpërndarës i ushqimeve. Sot rreth orës 2 të pasdites teksa po flisja me autorin për një porosi, u grindëm, pasi nuk ishim dakord se kush do ta bënte shpërndarjen. Teksa po grindeshim me të madhe, ai më hodhi një lugë. Unë e godita me grusht, kur shoh që ai mbante një thikë në dorë dhe filloi të përpiqej për të më goditur në bark. E ndalova sepse e kapa nga duart. Ai u përpoq të më godiste shumë herë. Provoi gati më shumë se 20 herë. Edhe kur u ndamë, ai donte të më sulmonte sërish me thikë, duke provuar të më gjuante në qafë dhe në bark. E pengova sërish dhe më pas më më goditi me thikë në mes të shpinës. Gjithçka zgjati më shumë se 15 minuta” i tha shqiptari, policisë.

 

VIDEO

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JO VETËM RRËZIMI/ Berisha "imiton" sërish Biden, i jep dorën njeriut të "padukshëm" (VIDEO)
Previous article PAMJET/ Shpërthime të fuqishme në qytetin e Odesas, rusët hedhin në erë aeroportin

s.autor

Postime të ngjashme

ZJARR MASIV NË PYLLIN E SINICËS NË DEVOLL/ 11 zjarrfikës dhe 3 punonjës pyjorë në terren Aktualitet

ZJARR MASIV NË PYLLIN E SINICËS NË DEVOLL/ 11 zjarrfikës dhe 3 punonjës pyjorë në terren

TJETËR AKSIDENT NË FIER/ Automjeti "merr para" një person me biçikletë Aktualitet

TJETËR AKSIDENT NË FIER/ Automjeti "merr para" një person me biçikletë

E RËNDË NË VELIPOJË/ I shpërtheu tubi i gazit në mjetin lundrues, 39-vjeçari pëson djegie në trup Aktualitet

E RËNDË NË VELIPOJË/ I shpërtheu tubi i gazit në mjetin lundrues, 39-vjeçari pëson djegie në trup

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT