• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Atentat në Lushnje, vriten me kallashnikov 2 të rinj, 2 plagosen (Foto)
Home
Breaking News

Atentat në Lushnje, vriten me kallashnikov 2 të rinj, 2 plagosen (Foto)

11 October, 2017 K.editor Breaking News

Atentat me armë zjarri në një lokal në qendër të qytetit të Lushnjes, pak metra larg komisariatit të policisë. Dy persona kanë mbetur të vdekur nga breshëria e kallashnikovit, ndërsa një person i tretë raportohet se është plagosur rëndë. Viktima të këtij atentati kanë mbetur Zamir Latifi, 23 vjeç dhe Jurgen Hoxha, 22 vjeç.

Burime pranë policisë bëjnë të ditur se i plagosur ka mbetur pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja Marjus Xhepexhiu is dhe një kalimtar i rastit. Zamir Latifit i është bërë atentat edhe një vit më parë me Xhulio Shkurtin, nipin e Aldo Bares. Nga ky atentat mori një plumb në këmbë Xhulio Shkurti, ndërsa i plagosur mbeti shoku tjetër i tij Sajmo Xhelili. Forca të shumta policie, përfshirë edhe RENEA-n, ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve të këtij krimi. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako.

Si ndodhi atentati
Dy viktimat, Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha kanë qenë të ulur në një bar-kafe kur janë qëlluar me breshëri kallashnikovi nga një automjet në lëvizje. I plagosur ka mbetur edhe pronari i lokalit Marjus Xhepexhiu. Gjithashtu një nga plumbat ka prekur edhe një kalimtar të rastit, Bujar Turku, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pista e parë e hetimit: Trafiku i drogës
Burime policore thanë për Shqiptarja.com se pista e parë e hetimeve është trafiku i drogës.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Erdogan, deklaratë të bujshme nga Novi Pazari: Kjo është vendlindja ime
Previous article Zbardhet kallëzimi i biznesmenit për ‘Kaubojsin”: Si më mori “Audi Q7” dhe 78 mijë euro kesh

K.editor

Postime të ngjashme

"MË TËRHOQI ZVARRË NË MAKINË..."/ Flet ish-partnerja e Nertil Buzit pas tragjedisë me 3 të vrarë në Roskovec Aktualitet

"MË TËRHOQI ZVARRË NË MAKINË..."/ Flet ish-partnerja e Nertil Buzit pas tragjedisë me 3 të vrarë në Roskovec

SULM NË PARADËN E BERLINIT/ Makina futet mes turmës! Humb jetën një grua, 16 të plagosur Botë

SULM NË PARADËN E BERLINIT/ Makina futet mes turmës! Humb jetën një grua, 16 të plagosur

AKSIDENTI TRAGJIK NË VLORË/ Detajet: Zbardhet emri i pasagjerit që humbi jetën, 4 persona në spital Aktualitet

AKSIDENTI TRAGJIK NË VLORË/ Detajet: Zbardhet emri i pasagjerit që humbi jetën, 4 persona në spital

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT