• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ÇFARË NDODHI? Gjobitet me 100 mijë lekë kryetarja e bashkisë Durrës, zbulohet arsyeja
Home
Politikë

ÇFARË NDODHI? Gjobitet me 100 mijë lekë kryetarja e bashkisë Durrës, zbulohet arsyeja

28 April, 2022 s.autor Politikë

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka gjobitur me 100 mijë lekë kryetaren e bashkisë Durrës, Emiriana Sako, për shkak se ka përdorur ambientet e një shkolle të qytetit për të bërë fushatë në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit.

emiriana sako

Masa e ndërmarrë ndaj kryebashkiakes, erdhi si pasojë e kallëzimit të bërë më herët nga “Qëndresa Qytetare”. Gjithashtu është gjobitur me 50 mijë lekë të reja edhe drejtori i shkollës “Armath”, shtetasi Vlash Doda.

Njoftimi i plote

Komisioneri shpalli edhe vendimin për shqyrtimin administrativ të denoncimit të “Organizatës Qendresa Qytetare”, për shkelje të parashikuar në vendimin nr. 9, datë 24.12.2020 të Komisionit Rregullator në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ndaj Drejtorit të Shkollës 9-Vjeçare “Armath” dhe kandidatit për kryetar bashkie në bashkinë Durrës zj. Emiriana Sako, propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”.

Komisioneri vendosi sanksionin administrativ me gjobë ndaj Drejtorit të Shkollës 9-Vjeçare “Armath” z. Vlash Doda në shumën 5 000 (pesë mijë) lekë dhe sanksionin administrativ me gjobë ndaj kandidatit për kryetar bashkie në bashkinë Durrës, të propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, zj. Emiriana Sako në shumën 100 000 (njëqind mijë) lekë.

Ndërkohë, u shty shpallja e vendimit për shqyrtimin administrativ të denoncimit të subjektit zgjedhor “Partia Demokratike”, për shkelje të parashikuar në nenin 91, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar si dhe në vendimin nr. 9, datë 24.12.2020 të Komisionit Rregullator, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ndaj bashkisë Rrogozhinë”.

Në seancën e sotme përfundoi shqyrtimi administrativ:

I denoncimit të Organizatës “Qendresa Qytetare”, për shkelje të parashikuar në vendimin nr. 9, datë 24.12.2020, të Komisionit Rregullator, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ndaj zj. Emiriana Sako, Autoritetit Portual Durrës, z. Klevis Hysa Drejtor i Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, Rektorit të Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës dhe Partisë Socialiste të Shqipërisë”;

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK NDALEN SULMET/ Bombardohet tregu në rajonin separatist të Donetskut, 3 të vrarë dhe disa të plagosur
Previous article LUFTA/ Rama: Ajo që po ndodh në Ukrainë, një arsye më shumë për të intensifikuar përpjekjet për paqe në Ballkan

s.autor

Postime të ngjashme

E TRISHTË/ Deputeti i PS humb bashkëshorten: Dashuria ime sot na la Politikë

E TRISHTË/ Deputeti i PS humb bashkëshorten: Dashuria ime sot na la

"EURO E DOBËT, DUHET REFLEKTIM TE ÇMIMET"/ Rama: Nuk do t’ju prekim fitimet, por çdo gjë ka kufi Politikë

"EURO E DOBËT, DUHET REFLEKTIM TE ÇMIMET"/ Rama: Nuk do t’ju prekim fitimet, por çdo gjë ka kufi

"PRANIA BESNIKE"/ Rama: Të premten, ora 17:00 në të gjithë Shqipërinë Politikë

"PRANIA BESNIKE"/ Rama: Të premten, ora 17:00 në të gjithë Shqipërinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT