• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TELEFONATA ME PRESIDENTIN RUS/ Erdogan-Putinit: Të gatshëm të bëjmë më shumë për t’i dhënë fund luftës
Home
Botë

TELEFONATA ME PRESIDENTIN RUS/ Erdogan-Putinit: Të gatshëm të bëjmë më shumë për t’i dhënë fund luftës

28 April, 2022 s.autor Aktualitet, Botë

Vladimir Putini të enjten (28 prill) se Ankaraja është e gatshme të bënte më shumë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë pasi ndihmoi në organizimin e një shkëmbimi të të burgosurve ruso-amerikanë.

erdogan putin

Zyra e Erdoganit tha se Putini e “falenderoi” liderin turk në një telefonatë për ndihmën për të bërë shkëmbimin e ish-marinsit, Trevor Reed për ish-pilotin rus, Konstantin Yaroshenko.

Shkëmbimi u zhvillua në Turqi “nën koordinimin dhe mbikëqyrjen e Organizatës Kombëtare të Inteligjencës”, tha zyra e Erdoganit.

Ankaraja tha se tani është “gati për të marrë iniciativën për t’i dhënë fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës dhe për të ndërmjetësuar një rrugë drejt paqes”.

Kremlini konfirmoi se Putini “i shprehu mirënjohjen e tij liderit turk” për ndihmën në shkëmbimin historik të 30-vjeçarit amerikan me 53-vjeçarin rus.

Reed u burgos në Rusi në vitin 2020 dhe u dënua me nëntë vjet burg për sulmin e dyshuar ndaj oficerëve të policisë në gjendje të dehur.

Yaroshenko ka vuajtur një dënim 20-vjeçar që nga viti 2011, pasi u dënua për kontrabandë droge.

Roli i Turqisë në shkëmbim thekson aftësinë e anëtarit të NATO-s për të mbajtur një dialog të hapur me Moskën në mesin ee krizës në Ukrainë.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan, të mërkurën tha gjithashtu se Uashingtoni ishte “mirënjohës ndaj Turqisë për rolin e saj në kthimin e sigurt të amerikanit Reed”.

Turqia priti një takim midis negociatorëve të Moskës dhe Kievit në Stamboll dhe një tjetër midis ministrit të jashtëm rus, Sergei Lavrov dhe homologut të tij ukrainas, Dmytro Kuleba në Antalia muajin e kaluar.

Erdogan tani po përpiqet të hapë rrugën për një samit të Stambollit midis Putinit dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

Ai i tha Putinit të enjten se Turqia dëshiron “të vendosë një paqe të qëndrueshme në rajon sa më shpejt të jetë e mundur duke rritur vrullin e fituar në bisedimet e Stambollit “, tha zyra e tij.

Kremlini tha vetëm se Putin dhe Erdogan ranë dakord të mbanin “kontakte të mëtutjeshme”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDARJA NGA MAQEDONIA E VERIUT? Rama: Duhet të jemi të durushëm, s'bëhet "o kështu si themi ne, o s'ka"
Previous article BALLKANI I HAPUR/ Rama: Samiti i radhës në qershor, ftojmë Dritan Abazoviç të na bashkohet

s.autor

Postime të ngjashme

TË SHTËNA ME ARMË NË NDROQ/ Shoqërohen në polici 4 persona Aktualitet

TË SHTËNA ME ARMË NË NDROQ/ Shoqërohen në polici 4 persona

E PËSON KEQ/ Kërcënoi babain e gazetares për shkak të detyrës së saj, procedohet 30-vjeçari në Maliq Aktualitet

E PËSON KEQ/ Kërcënoi babain e gazetares për shkak të detyrës së saj, procedohet 30-vjeçari në Maliq

PËSOI GODITJE NË TRU NË MES TË DETIT/ 49-vjeçarja shqiptare evakuohet me helikopter nga trageti Greqi-Itali Aktualitet

PËSOI GODITJE NË TRU NË MES TË DETIT/ 49-vjeçarja shqiptare evakuohet me helikopter nga trageti Greqi-Itali

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT