• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GUTERRES NË MISION NDËRMJETËSIMI/ Pas Moskës, sekretari i Përgjithshëm i OKB viziton Kievin
Home
Nderkombetare

GUTERRES NË MISION NDËRMJETËSIMI/ Pas Moskës, sekretari i Përgjithshëm i OKB viziton Kievin

27 April, 2022 s.autor Aktualitet, Botë, Nderkombetare

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres u përpoq në Moskë të ndikojë tek Putini. Përmes Polonisë, Guterres shkon në Kiev të bisedojë edhe me Ukrainën.

Sipas Kombeve të Bashkuara, Rusia e vlerëson si të mundur një rol të OKB-së në aksionet e evakuimit në Ukrainën lindore. Pas takimit të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres me kreun e Kremlinit në Moskë, Vladimir Putin të martën në mbrëmje (26.04), nga Kombet e Bashkuara u bë e ditur, se “presidenti parimisht ra dakord për një pjesëmarrje të Kombeve të Bashkuara dhe Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në evakuimin e civilëve nga kombinati i çelikut Azov në Mariupol. Për këtë OKB duhet të jetë në kontakt me Ministrinë e Mbrojtjes ruse. Në bisedimet me Putinin të martën në mbrëmje u bisedua edhe për përmirësimin e situatës humanitare në Ukrainë.

Guterres kërkoi në takim sërish një bashkëpunim mes Moskës dhe Kievit me Kombet e Bashkuara për të krijuar korridore humanitare për civilët në Ukrainë dhe të sigurohet furnizimi me ndihma humanitare në vend. Takimi me Putin zgjati rreth një orë. Më parë Guterres ishte takuar me ministrin e Jashtëm rus, Sergej Lavrov.

Pas takimit me Guterres, Putin deklaroi, “se megjithëse misioni ushtarak (në Ukrainë) vazhdon, ne shpresojmë ende, se do të jemi në gjendje të arrijmë marrëveshje në rrugë diplomatike.” Rusia nuk i refuzon bisedimet. Këto kanë ngecur pas zbulimit në hapësirën rreth Kievit të shumë kufomave të civilëve pas tërheqjes së trupave ruse. Me këtë ushtria ruse “nuk ka të bëjë”, theksoi sërish Putin.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së përmes Polonisë qëndron edhe në Ukrainë, ku të enjten do të takohet me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky. Presidenti ukrainas kritikoi faktin që Guterres udhëtoi së pari në Moskë e pastaj në Kiev. Zelensky tha se ai nuk shikon në këtë “radhë vizitash as drejtësi dhe as logjikë.”

SHBA duan të forcojnë Ukrainën
Ndërkohë Sekretari Amerikan Departamentit të Shtetit, Antony Blinken akuzoi kreun e Kremlinit, se nuk është i interesuar vërtet për një zgjidhje diplomatike. “Ne nuk kemi parë deri tani shenja se Putini e ka seriozisht me negociata me rëndësi.” Blinken u shpreh para kongresit amerikan, se SHBA duan tani mbështesin Ukrainën ushtarakisht dhe nga ana diplomatike. “Qëllimi ynë është të sigurojmë, që të zmbrapset agresioni rus dhe të forcohet pozicioni i saj në të ardhmen në tryezën e negociatave.”/DW/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article A DO JETË PJESË E "BIG BROTHER 2"? Valbona Selimllari shuan kureshjtjen: Është një eksperiencë interesante...
Previous article E RËNDË/ Çifti shqiptar sulmohen me thikë në banesën e tyre në Francë, ngjarja në sytë e 4 fëmijëve

s.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHEN FOTOT/ Këta janë 3 fierakët që humbën jetën tragjikisht në aksident në Athinë Aktualitet

PUBLIKOHEN FOTOT/ Këta janë 3 fierakët që humbën jetën tragjikisht në aksident në Athinë

PROTESTA KUNDËR VENDIMIT TË HAGËS/ Qytetarët dhe familjarët e të dënuarve mbushin sheshin “Skënderbeu” Aktualitet

PROTESTA KUNDËR VENDIMIT TË HAGËS/ Qytetarët dhe familjarët e të dënuarve mbushin sheshin “Skënderbeu”

ÇFARË NDODHI? Veliaj thyen këmbën duke luajtur futboll në burg, shkon në spital për kurim Aktualitet

ÇFARË NDODHI? Veliaj thyen këmbën duke luajtur futboll në burg, shkon në spital për kurim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT