Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë Yuri Kim u shpreh se rajon duhet të gjejë rrugë për sigurinë energjetike dhe klimatike.
Në një aktivitet të zhvilluar me një grup kompanish lider në tregun e energjisë në SHBA dhe BE ajo u shpreh se projekti i nisur dy vite më parë në Shqipëri po shihet si mundësi për të sjellë furnizimin me gaz në Evropë përmes Shqipërisë.
“Të gjithë kemi parë që pushtimi i Rusisë ka bërë të qartë se diversifikimi i energjisë nuk mund të presë. Rusia ka kërcënuar dhe ka fikur dhënin me gaz të Polonisë dhe Bullgarisë. Për këtë kemi nevojë për më shumë gazsjellëse.
SHBA dhe Evropa po përballem me sfida të reja, shpresojmë ë diskutimet e sotme të adresojnë probleme reale.
Rajon duhet të gjejë zgjidhje krijuese së bashku për të gjetur rrugë për sigurinë energjetikë dhe klimatike.
Kjo është një arsye pse u ndërtua Gazsjellësi Trans Adriatik. I lirë prej ndikimit negativ të Rusisë. Kjo është arsye se pse SHBA janë në një partnerit të ngushtë me Shqipërinë në projektin LNG Vlorës . Më kujtojmë dita e ftohtë e shkurtit 2020 kur iu bashkuam ministres Balluku në diskutimin e LNG për rajonin. Dy vjet më pas ne po shohim një projekt të zhvilluar për të sjellë furnizime me gaz në Evropë përmes Shqipërisë dhe gazsjellësit Trans Adriatik”, tha Kim.


