• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ATENTAT PAS ATENTATI/ Nga konfliket e mëparshme e deri tek të shtënat me armë në hotelin e njohur në Pogradec! Si ndodhi plagosja e Johan Muçllarit
Home
Ekskluzive

ATENTAT PAS ATENTATI/ Nga konfliket e mëparshme e deri tek të shtënat me armë në hotelin e njohur në Pogradec! Si ndodhi plagosja e Johan Muçllarit

26 April, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Kronikë

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditë e djeshme, këtë herë në qytetin e Pogradecit ku si pasojë e një atentati me armë u plagos 22-vjeçari Johan Muçllari djali i biznesmenit të njohur Jetmir Muçllari. I riu mori një plagoje në këmbë dhe një qafë me thikë.

Ai shkoi i plagosur në spital ku kërkoi ndihmën e parë mjekësore ndërkohë që i tha policisë se ishte plagosur nga dy persona. Pas marrjes së ndihmës së parë në Spitalin e Pogradecit është dërguar në drejtim të Spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Fillimisht të rinjtë kishin debatuar me fjalë mes tyre, por konflikti degradoi në sherr me grushta dhe në përdorimin e thikës. Më pas dyshohet se 20 vjetari Firdeus Berberi qëlloi me armë drejt Muçllarit. Policia gjeti në vendngjarje një gëzhojë pistolete.Familjet e dy të rinjve të përfshirë në këtë ngjarje, Berberi dhe Muçllari janë në konflikt mes tyre prej më shumë se dy vjetësh.

Nuk është hera e parë që famlja Muçllai bie pre e atentateve. Dyshohet të ketë lidhje pikërisht me atë ngjarje, e regjistruar më 8 gusht 2020. Në atë kohë, dy persona kanë qëlluar me kallashnikov në drejtim të hotelit, i cili është në pronësi të Emanuela Muçllarit, bashkëshortes së Jetmir Muçllarit. Të paktën 100 plumba u qëlluan në drejtim të ndërtesës ku ishin parkuar makina të shumta dhe 6 prej mjeteve luksoze pësuan dëmtime. Me të paktën, 24 plumba u qëllua automjeti i Jetmir Muçllarit. Plumba u qëlluan edhe në drejtim të dhomës së djalit të tij, i cili edhe atëherë dyshohet të ketë qenë shënjestër e atentatit siç deklaronte publikisht Jetmir Muçllari.

Babai i Firdeus Berberit, Ilir Berberi u akuzua asokohe si një nga personat e përfshirë në këtë sulm me armë dhe u arrestua nga RENEA disa ditë më vonë, i fshehur në një çadër në pyllin e fshatit Vërdovë.

Hera e tretë! Atentat djalit të pronarit të hotel 'Volorekës', në kërkim djali i 'Lirit" – Dosja AL

Kush është Ilir Berberi?

 Mori hak ndaj Muçollarit/ Kush është “Lili i Rrushkës”, i forti i Pogradecit që vendoste gjoba | 27.al

Ilir Berberi një nga të arrestuarit nga RENEA në vitin 2020, pasi kishte qëlluar me breshëri kallashnikovi në drejtim të hotel “Voloreka” në kulmin e sezonit turistik, pasi donte të vriste Jetmir Muçllarin, njiohet si një person mjaft i rrezikshëm.

Berberi ka qenë i hetuar dhe dënuar për vepra të ndryshme kriminale.Ilir Berberi ka qenë i dënuar për gjobvënie, vjedhje dhe armëmbajtje pa leje. Në Pogradec njihet si “Lili i Rrushkës”, ndërsa është hetuar edhe për disa ngjarje të rënda kriminale si për vrasjen e shefit të komisariatit në Pogradec Argon Gjyrezi.

VIDEO nga atentati në Hotel “Voloreka”

Kush janë dy autorët e ngjarjes së djeshme në Pogradec?

Personat që shihni në fotot e mëposhtme janë autorët e dyshuar të plagosjes së Joan Muçllarit, djali i biznesmenit Jetmir Muçllarit. Bëhet fjalë për Firdeus Berberin, 21 vjeç dhe Greis Maxharin, 23-vjeç. ngjarja ndodhi pasditen e sotme në Pogradec.

Firideus Berberi

foto galeri

Gresi Maxhari

foto galeri

 

Çfarë deklaronte para dy vitesh abai i Johan Muçllarit?

SOT I PLAGOSËN TË BIRIN/ Çfarë deklaronte pronari i hotelit të njohur në Pogradec, iu bë atentat dy herë brenda javës në 2020-ën

Pronari i hotelit Voloreka, që iu bë atentat me armë zjarri dy herë brenda javës, Jetmir Muçllari në një rrëfim për mediat tha asokohe se dy persona kishin qëlluar disa herë me kallashnikov.

“Ngjarja ne oren 4:40 min. Kane qene dy persona ne kembe, te cilet kane qelluar me kallashnikove,duke shkehur disa karikatore ne drejtim te makinave te parkuara dhe hotelit. Atentatoret kane qelluar disa here ne drejtim te dhomes ku flinte djali dhe dy dhomave ku ishin turiste. Nga plumbat nuk ka persona te lenduar. Fillimisht autoret qelluan ne drejtim te rojes se hotelit, duke i kerkuar qe te mos levizte.

Plumbat demtuan dy makinat e mia dhe te djalit dhe 4 mjete te turisteve. Jemi te kercenuar si familje. Kerkojme mbrojtje nga policia. Dyshoj se objektiv i atentatit te sotem dhe atij qe ndodhi para nje jave ka qene djlali im. I kam denoncuar me emra autoret, por policia nuk po vepron. Kerkoj azil për dy djemte, pasi ketu ju rrezikohet jeta”, deklaroi asokohe Muçllari.

Konfliket e Johan Muçllarit dhe biznesmenit

U plagos me armë zjarri dhe thikë, Johan Muçllari niset për mjekim drejt Tiranës - Shqiptarja

Në 2018 Johan Muçllari është konfliktuar me Andrea Pilinçin, Meardi Berberi dhe Mariglen Topuzin, konflikt nga i cili mendohet se kanë ndodhur një ngjarjesh të rënda gjatë periudhës në vijim e deri ditën e djeshme. Pas këtij konflikti, më 1 gusht të vitit 2019, të riut i djegin automjetin tip “BMWX5”, për të cilën u akuzua shtetasi Mariglen Topuzi.

Zjarrvënësi ishte identifikuar nga kamerat e sigurisë nga vetë biznesmeni dhe i biri, për të cilin dëshmuan në gjykata. Para dëshmisë, Muçllari u kërcënua nga Ilir Berberi dhe i biri i tij, Maerdi, ndërsa bashkë me ta ishin dhjetëra anëtarë të të ashtuquajturit “Grupit të Pogradecit”. “…aty kanë qenë Ilir Berberi, djali i tij Firdeues Berberi, Xhuljano Topuzi dhe Meardi Berberi. Mua fillimisht më është afruar Firdeus, të cilin unë e njoh si djalin e ‘Lilit të Rushkës’ dhe pasi më ka kapur nga krahu më ka thënë:’…ti nuk do të futesh për të dëshmuar, përndryshe do të vrasim ty dhe djalin tënd…’.

Pas Firdeusit, më ka ardhur babai i tij, Ilir Berberi ose ‘Lili i Rushkës’ dhe më ka thënë:‘…nuk do të hysh në gjyq, kam ardhur tri herë për të takuar, por nuk më ke pranuar…’, deklaronte Jetmir Muçllari. Një vit më vonë, do të regjistrohej një tjetër ngjarje e rëndë, kësaj here në një hotel në zonën e Drilonit. Të paktën tre karikatorë kallashnikovi u qëlluan në drejtim të hotel “Volorekës”. Midis personave të arrestuar për breshërinë e kallashnikovit, janë shtetasit Ilir Berberi ose “Liri i Rushkës”, Meard Berberi ose “Koro”, Ardian Xhuti, Elvir Haxhia, Anterio Kaloshi, ky i fundit mik i Orgest Bilbilit dhe konsiderohet si personi që kishte strehuar Bilbilin në një shtëpi me qira në Tiranë, në zonën e Xhamllikut.

Alpenews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DALIN PAMJET/ Kamerat e sigurisë “kapin” ekzekutorët e biznesmenit grek, braktisën motorin e vjedhur dhe...
Previous article DO QESHNI EDHE JU! Publikohet VIDEO që Arbana Osmani realizoi pa dashje gjatë kohës së “Big Brother VIP”

s.autor

Postime të ngjashme

TEMPERATURAT SHTOJNË VIROZAT/ Mjekët: Më të rrezikuarit të sëmurët dhe fëmijët Aktualitet

TEMPERATURAT SHTOJNË VIROZAT/ Mjekët: Më të rrezikuarit të sëmurët dhe fëmijët

DOSJA/ Mbledhje “pune” në disa vende të botës, dalin fotot e takimeve të Artur Shehut për pazaret e drogës në Monako dhe Majorka Aktualitet

DOSJA/ Mbledhje “pune” në disa vende të botës, dalin fotot e takimeve të Artur Shehut për pazaret e drogës në Monako dhe Majorka

VIDEOLAJM/ Shmanget tragjedia në gjirin e Llamanit! I riu bie nga gomonia në det e dëmton këmbë Aktualitet

VIDEOLAJM/ Shmanget tragjedia në gjirin e Llamanit! I riu bie nga gomonia në det e dëmton këmbë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT