• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NGA DJEGIA E MAKINËS TEK BRESHËRIA NDAJ…/ Kush është “Lili i Rrushkës”, i forti i Pogradecit që vendoste gjoba
Home
Breaking News

NGA DJEGIA E MAKINËS TEK BRESHËRIA NDAJ…/ Kush është “Lili i Rrushkës”, i forti i Pogradecit që vendoste gjoba

25 April, 2022 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Plagosja e sotme në Pogradec ka ndodhur si pasojë e një konflikti disavjeçar mes personave me precedentë kriminalë.

Atentati i sotëm ka lidhje me sulmin e hotel Voloreka në Tushemisht, në gusht të 2020.

Abc News mëson se Firdeus Berberi, njëri nga autorët që ka qëlluar ndaj Joan Muçllarit (djali i pronarit të hotel Voloreka) duke e lënë të plagosur është djali i Ilir Berberit.

Ilir Berberi është arrestuar para 2 vitesh nga policia pasi akuzohet se ka qëlluar në drejtim  të hotel Volorekës me breshëri armësh.

Berberi së bashku me tre personat e tjerë u arrestuan nga policia.

Sipas policisë, ai dyshohet të ketë qenë dhe ishte organizator i kësaj ngjarjeje.

Si nisi konflikti

Në fillim Joan Muçllarit i kane djegur një makinë BMW x6 në vitin 2020. Jetmir Muçllari, pronari i hotelit  ka bere padi dhe pastaj ka shkuar për të dëshmuar në gjykatë. Në gjykatë i ka dalë para Ilir Berberi dhe i biri  Fierdeus Berberi dhe i kanë thënë mos dëshmo.

Jetmir Muçllari ka hyrë në Gjykatë dhe ka dhënë dëshminë.

Më pas,  Ilir Berberi ka shkuar  te hoteli dhe ka qëlluar me breshëri arme .

Si u bë arrestimi

Mes të arrestuarve si autorë të ngjarjes së ndodhur pranë një hoteli në Tushemisht, ku u qëllua me breshëri armësh, në 2020 u arrestua edhe Ilir Berberi. Ai u arrestua nga policia në një çadër që kishte ngritur enkas për tu strehuar.

Berberi është një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe një emër i njohur për policinë, ku ka qenë i hetuar dhe dënuar për vepra të ndryshme kriminale.

Ilir Berberi ka qenë i dënuar për gjobëvënie, vjedhje dhe armëmbajtje pa leje. Në Pogradec njihet si “Lili i Rrushkës”, ndërsa është hetuar edhe për disa ngjarje të rënda kriminale si për vrasjen e shefit të komisariatit në Pogradec Argon Gjyrezi.

52-vjeçari  ishte edhe një nga personat e shpallur në kërkim për sulmin me armë që u bë më 9 gusht hotel Voloreka në Pogradec, ku u qëlluan makinat e parkuara në hotel dhe po ashtu edhe në drejtim të dhomës së djalit të pronarit të hotelit, Jetmir Muçllari.

Po ashtu për ngjarjen në Tushemisht  janë arrestuar Ilir Meçolli, Ardian Xhuti, Elvir Haxhia dhe Mariglen Topuzi.

Rikthehet 'lufta' e Volorekës...historia e konfliktit të djalit pronarit të hotelit në Pogradec me grupin e 'Lirit të Rrushkës' që i bënë 3 atentate - Report-tv.al

Kush është Ilir Berberi, i njohur ndryshe dhe si “Lili i Rrushkës”?

Ilir Berberi një nga të arrestuarit nga RENEA në vitin 2020, pasi kishte qëlluar me breshëri kallashnikovi në drejtim të hotel “Voloreka” në kulmin e sezonit turistik, pasi donte të vriste Jetmir Muçllarin, njiohet si një person mjaft i rrezikshëm.

Berberi ka qenë i hetuar dhe dënuar për vepra të ndryshme kriminale.

Ilir Berberi ka qenë i dënuar për gjobvënie, vjedhje dhe armëmbajtje pa leje. Në Pogradec njihet si “Lili i Rrushkës”, ndërsa është hetuar edhe për disa ngjarje të rënda kriminale si për vrasjen e shefit të komisariatit në Pogradec Argon Gjyrezi.

52-vjeçari  ishte edhe një nga personat e shpallur në kërkim për sulmin me armë që u bë më 9 gusht 202 hotel Voloreka në Pogradec, ku u qëlluan makinat e parkuara në hotel dhe po ashtu edhe në drejtim të dhomës së djalit të pronarit të hotelit, Jetmir Muçllari.

Po ashtu për ngjarjen në Tushemisht në vitin 2020 u arrestuan edhe Ilir Meçolli, Ardian Xhuti dhe Elvir Haxhia si dhe Mariglen Topuzi./ abcnews

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTA/ Rusia i kundërpërgjigjet sanksioneve, dëbon 40 diplomatë gjermanë
Previous article DEL PARA KPK/ Ja skeda e pasurisë së gjyqtares së Fierit, Matilda Shalla

F.autor

Postime të ngjashme

HUMBI JETËN NË KRYE TË DETYRËS/ Efektivi do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve Aktualitet

HUMBI JETËN NË KRYE TË DETYRËS/ Efektivi do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve

"EDI RAMA KA MBARU"/ Mijëra qytetarë revoltë nga Kryeministria: Revolucion! Shqipëri e re Aktualitet

"EDI RAMA KA MBARU"/ Mijëra qytetarë revoltë nga Kryeministria: Revolucion! Shqipëri e re

"ASNJË PARTIAK"/ Qytetarët refuzojnë përfaqësuesit politikë në protestë Aktualitet

"ASNJË PARTIAK"/ Qytetarët refuzojnë përfaqësuesit politikë në protestë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT