• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I MASKUAR DHE ME ARMË NË DORË/ Si e grabiti i riu 39-vjeçarin që po udhëtonte me makinë (DETAJET)
Home
Aktualitet
Kronikë

I MASKUAR DHE ME ARMË NË DORË/ Si e grabiti i riu 39-vjeçarin që po udhëtonte me makinë (DETAJET)

25 April, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një 39-vjeçar është grabitur nën kërcënimin e armës teksa udhëtonte me makinën e tij nga një i ri. Autori i dyshuar që ra në prangat e policisë është shtetasi Gjovalin Doda, mëson Panorama.

Sipas policisë, “ky shtetas në lagjen “Pecaj”, fshati Mnelë e Madhe, nën kërcënimin e armës së zjarrit dhe i maskuar, i ka marrë shumën prej 230 mijë lekë (të vjetër) shtetasit J. C. 39 vjeç, me banim në Rrilë, Lezhë, i cili po drejtonte automjetin tip “Ford”, dhe më pas shtetasi Gj. D. është larguar nga vendi i ngjarjes”.

Njoftimi:

Vau i Dejës

Finalizohet operacioni policor i koduar “Pecaj”.

I vodhi, nën kërcënimin e armës, një shumë lekësh një shtetasi, kapet dhe vihet në pranga 26-vjeçari.

Operacioni, nga Komisariati i Policisë Vau i Dejës, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”.

Komisariati i Policisë Vau i Dejës, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” në DVP Shkodër, në vijim të kontrolleve të shtuara për identifikimin dhe ndëshkimin e personave që lëvizin me armë zjarri, si dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Pecaj”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Gj. D. 26 vjeç, banues në fshatin Mnelë e Madhe,Vau Dejës.

Ky shtetas në lagjen “Pecaj”, fshati Mnelë e Madhe, nën kërcënimin e armës së zjarrit dhe i maskuar, i ka marrë shumën prej 230 mijë lekë (të vjetër) shtetasit J. C. 39 vjeç, me banim në Rrilë, Lezhë, i cili po drejtonte automjetin tip “Ford”, dhe më pas shtetasi Gj. D. është larguar nga vendi i ngjarjes.

Gjithashtu gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Gj. D., u gjet dhe u sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pushkë, krëhëra pushke, 220 fishekë luftarak dhe 1 maskë me ngjyrë të zezë, e cila dyshohet se është përdorur nga ky shtetas për të kryer vjedhjen nën kërcënimin e armës.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale “Vjedhja me armë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "HAJDE PIMË..."/ Djali i Robert Aliajt “fton” publikisht në takim Oriola Marashin: Je shumë vajzë...
Previous article "LAVA GJAKUN SE NUK PO VINTE DORË NJERI"/ Vjehrra e Merushes: Ish-nusja erdhi në varrim…

s.autor

Postime të ngjashme

TRAFIK I RËNDUAR NË AKSIN LEZHË-MILOT/ Radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti Aktualitet

TRAFIK I RËNDUAR NË AKSIN LEZHË-MILOT/ Radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

ZJARR NË BABICË TË VLORËS/ Flakët rrezikojnë një banesë. Ndërhyjnë forcat zjarrfikëse Aktualitet

ZJARR NË BABICË TË VLORËS/ Flakët rrezikojnë një banesë. Ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

AKSIDENT TE URA E MATIT/ Përplasen dy automjete, dy persona dërgohen në Spitalin e Traumës Aktualitet

AKSIDENT TE URA E MATIT/ Përplasen dy automjete, dy persona dërgohen në Spitalin e Traumës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT