• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PARALAJMñRIMI I FORTË/ Ish-gjeneralit: Me urën tokësore për në Krime, Rusia mund të ushtrojë presion të madh
Home
Nderkombetare

PARALAJMñRIMI I FORTË/ Ish-gjeneralit: Me urën tokësore për në Krime, Rusia mund të ushtrojë presion të madh

25 April, 2022 s.autor Aktualitet, Botë, Nderkombetare

Marrja e Mariupolit mund t’i japë ushtrisë ruse një avantazh vendimtar në luftën për Donbassin, beson eksperti ushtarak Walter Feichtinger: Kontrolli mbi rajonin nga Khersoni në Luhansk.

Mariupol

Deutsche Welle: Zoti Feichtinger, pas tetë javësh lufte, sipas raportimeve, Mariupol është nën kontrollin rus – me përjashtim të uzinës së çelikut. Putini foli për një sukses dhe për “çlirimin e Mariupolit”. A mund ta cilësojmë vërtet kapjen e Mariupolit si një sukses rus? Nëse po, nga cili këndvështrim?

Walter Feichtinger: Nëse presidenti Putin e quan sukses marrjen e Mariupolit, të paktën kjo duhet të vendoset në thonjëza dhe të shihen fotot e Mariupolit. Është një qytet që është bërë shkrumb e hi, ku kemi një numër të jashtëzakonshëm viktimash civile, dhe ku, në uzinën e çelikut, ka ende një rezistencë që ndoshta mund ta njollosë disi këtë fitore të palës ruse. Por kjo tregon gjithashtu se sa të domosdoshme e ka presidenti Putin të flasë për një sukses, sepse lufta e zhvilluar deri tani nuk ka qenë e suksesshme.

Mariupol
Mariupol

Ushtarakisht, natyrisht, tashmë ka njëfarë suksesi nga pala ruse. Nëse Mariupoli vihet nën kontroll, është e mundur të vendoset këtu ura tokësore midis Krimesë dhe Donbassit. Me këtë territor të madh në vazhdimësi, që shtrihet nga Khersoni në Mariupol dhe në rajonet e Donjeckut dhe Luhanskut, Rusia tashmë mund të ushtrojë presion të madh. Ndoshta ky është qëllimi i fazës tjetër, gjatë së cilës mund të mendohej edhe për diskutime dhe bisedime për paqen, sepse Rusia ka arritur të marrë nën kontroll një pjesë të madhe të territorit.

Por nuk duhet të nënvlerësojmë as vlerën simbolike. Mariupoli ishte objektiv i deklaruar që në vitin 2014, kur ishte fjala për krijimin e territoreve separatiste. Atë gjithashtu e sulmuan shkurt, por sulmi u zmbraps.

Putini nuk dëshiron të sulmojë uzinën e çelikut Azov, por ta rrethojë atë. Çfarë arsyesh mund të ketë ai për këtë?

Mariupol
Mariupol

Kjo është e kuptueshme nga pikëpamja ushtarake, pasi një luftë në një rajon të tillë është tepër e shtrenjtë, duhet të priten shumë viktima. Nga pala ruse, ata përdorin në vend të kësaj një metode që unë do ta përshkruaja si të pabesë, e cila konsiston në bllokimin e kundërshtarit, bombardimin e tij nga ajri dhe pritjen derisa të mbarohet gjithçka: armë, municion dhe natyrisht furnizimi me ushqime.

Aktualisht, nuk shoh ndonjë arsye të vërtetë politike (për një sulm – shënim i redaktorit) kundër uzinës së çelikut. Bëhet fjalë për vendosjen e kontrollit ushtarak mbi të gjithë Mariupolin dhe aftësinë për të çliruar forcat e veta.

Walter Feichtinger
Walter Feichtinger

A do t’i lejojë Rusisë kapja e plotë e Mariupolit të sigurojë më shumë trupa për një ofensivë në Donbass?

Kjo ndoshta  është shpresa e palës ruse dhe si pasojë atëherë mund të tërhiqen disa mijëra ushtarë. Megjithatë, kjo nuk është forca e madhe dhe vendimtare që mund të hidhet në betejë. Ky është një përforcim i vogël duke marrë parasysh territorin e gjerë që nuk është ende nën kontrollin rus në rajonin e Donetskut.

Walter Feichtinger është një ekspert ushtarak austriak dhe gjeneral brigade në pension.

Intervistën e realizoi Marina Baranovska.

DW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MË KENI NGATËRRUAR ME MALUMËN"/ Ish-konkurrentja e Për’puthen i hedh Olsi Bylykut reçipetat në skenë, ja si reagoi ai (VIDEO)
Previous article NJË VIT MË PARË PS FITOI ZGJEDHJET/ Rama publikon foton duke festuar: Na u besua…

s.autor

Postime të ngjashme

PARASHIKIMI I MOTIT/ Edhe sot vala sahariane do godasë vendin! Temperatura deri në 41 gradë, ja qarqet më të nxehta Aktualitet

PARASHIKIMI I MOTIT/ Edhe sot vala sahariane do godasë vendin! Temperatura deri në 41 gradë, ja qarqet më të nxehta

KONFLIKT NË BURGUN 302/ “Mos bëj zhurmë se më prishe gjumin”, Viktor Ymeri godet me shuplakë një të burgosur nga Kosova Aktualitet

KONFLIKT NË BURGUN 302/ “Mos bëj zhurmë se më prishe gjumin”, Viktor Ymeri godet me shuplakë një të burgosur nga Kosova

"NUK E MENDOVA DY HERË"/ Shqiptari zhytet në ujërat e oqeanit në SHBA dhe shpëton të moshuarin: Në raste të tilla… Aktualitet

"NUK E MENDOVA DY HERË"/ Shqiptari zhytet në ujërat e oqeanit në SHBA dhe shpëton të moshuarin: Në raste të tilla…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT