Gjykata ka shtyrë edhe dy muaj afatin e hetimeve për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, para zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit.
Vendimi u mor ditën e djeshme me kërkesë të prokurorisë.
Kjo e fundit pretendon se i nevojitet sërish kohë për të kryer veprime hetimore.


