• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PROKURORI I TIRANËS PËRBALLET ME KPK-NË/ Ja si ka ndryshuar pasuria e tij familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2016
Home
Sociale

PROKURORI I TIRANËS PËRBALLET ME KPK-NË/ Ja si ka ndryshuar pasuria e tij familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2016

23 April, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Prokurori Hysni Mulaj i Prokurorisë së Tiranës do të përballet të premten më 25 mars me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Firdes Shuli dhe Suela Zhegu.

Hysni Mulaj e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1997. Ai ka punuar fillimisht në Prokurorinë e Bulqizës dhe prej vitit 2007 e ushtron funksionin në Prokurorinë e Rrethit Tiranë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga prokurori Hysni Mulaj nga viti 2003 deri në fund të vitit 2016. [Kliko për skedën në PDF].

Skeda e pasurisë së deklaruar nga prokurori Hysni Mulaj.

Në deklarimin për të herë të parë në vitin 2003, prokurori Hysni Mulaj deklaronte pasuri prej 500 mijë lekësh, ndërsa në fund të vitit 2016, pasuria e tij familjare kap vlerën e 9.1 milionë lekëve.

Mulaj zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 5 milionë lekë, likujditete bankare prej 2.5 milionë lekësh si dhe kursime të akumuluara në cash prej 1.5 milionë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 18.8 milionë lekë, nga të cilat 76% kanë si burim pagën e subjektit nga funksioni i prokurorit, 20% pagën e bashkëshortes dhe 2.6% nga dhuratat në cash.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 13 vite, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamuj të kuq” huatë nga babai si dhe nga persona të tretë, të cilat kanë shërbyer si burim për blerjen e pasurive të patundshme.

Më konkretisht në vitin 2004, subjekti Hysni Mulaj deklaron shtesë aseti “apartament banimi” me sipërfaqe 101.4 m2 me vlerë 39,546 euro, me burim kryesor financimi një hua prej 4,000,000 lekësh nga babai dhe 10,000 euro nga persona të tretë.

Në vitin 2005 shlyhet totalisht huaja prej 10,000 eurosh, ku si burim financimi shërbejnë të ardhurat vjetore dhe 500,000 lekë dhuratë cash nga babai i deklaruesit.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Burimi: BIRN

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NJË SHKËMB I MADH NGA KODRA ÇAU ÇATINË/ Pamjet nga vendi ku mbeti e vrarë 27-vjeçarja në fshatin boshnjak
Previous article "KEMI NEVOJË PËR FRYMË DHE ENERGJI..."/ Kushi takim me drejtues më të institucioneve arsimore

s.autor

Postime të ngjashme

"RAMA DORËHIQU"/ Protestuesit vijojnë marshimin në Tiranë: Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi Aktualitet

"RAMA DORËHIQU"/ Protestuesit vijojnë marshimin në Tiranë: Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi

ÇFARË NDODHI? Policia rrethon “ML”-në e zezë në Durrës, një i ri arratiset mes trafikut Aktualitet

ÇFARË NDODHI? Policia rrethon “ML”-në e zezë në Durrës, një i ri arratiset mes trafikut

PAS TUBIMIT TE KRYEMINISTRIA/ Nis marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet Aktualitet

PAS TUBIMIT TE KRYEMINISTRIA/ Nis marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT