• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ATENTATI NDAJ 44-VJEÇARIT NË LUSHNJE/ Autori i maskuar me syze të errëta e me kapuç në kokë, e qëlloi Kujtim Metën teksa pinte kafe
Home
Aktualitet
Kronikë

ATENTATI NDAJ 44-VJEÇARIT NË LUSHNJE/ Autori i maskuar me syze të errëta e me kapuç në kokë, e qëlloi Kujtim Metën teksa pinte kafe

21 April, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një atentat me armë zjarri u regjistrua pasditen e djeshme në qytetin e Lushnjës, ndërsa shënjestër ishte një 44-vjeçar me precedentë penalë. Kujtim Meta po konsumonte kafe në një lokal në zonën e quajtur Stacioni i Trenit, kur një person i maskuar me syze të errëta e me kapuç në kokë, pasi ka hyrë brenda e ka qëlluar me armë zjarri tip pistoletë.

Burimet bënë me dije se atentatori ka përdorur armë tip silenciator dhe pasi e ka qëlluar është larguar nga vendi i ngjarjes.

Dëshmitarët okularë bënë me dije se autori i ngjarjes ishte i shoqëruar me një person tjetër në momentin kur kreu atentatin.

Ata thanë gjithashtu se nuk e kishin kuptuar se çfarë po ndodhte pasi kishin besuar se personi i maskuar i kishte dhënë diçka 44-vjeçarit, por gjithçka është bërë e qartë kur ai është rrëzuar nga tavolina e lokalit ku konsumonte kafe dhe ka përfunduar në tokë si pasojë e plumbave të marrë në trup.

Meta ishte i vetëm në tavolinë dhe pranë tij nuk kishte persona të tjerë, megjithëse atentatori duket se e ka pasur të qartë shënjestrën e tij. Personi i dytë që shoqëronte atentatorin, e ka ndihmuar atë të largohet me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

“Rreth orës 16:15, në afërsi të stacionit të trenit, Lushnjë, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi K. M., 44 vjeç, banues në Saravë, Lushnjë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor po vijojnë punën intensive për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes”, sqaroi shkurtimisht Policia.

Ende nuk dihet nëse ngjarja ka të bëjë me larje të hesapeve të vjetra në qytetin e Lushnjës.

HETIMET

Kujtim Meta, 44-vjeç, mori dy plumbave në pjesën e barkut, duke përfunduar në gjendje të rëndë shëndetësore në spital.

Pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në Spitalin e Lushnjës, ai është dërguar me urgjencë për në Spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Forcat e Rendit pasi shkuan në vendin e ngjarjes, nisën hetimet për të zbardhur rrethanat. Hetues it kanë sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë në përpjekje për të marrë më shumë të dhëna rreth atentatorëve.

Meta ka pasur njohje të ngushta me shtetasin, Besmir Hida, i ekzekutuar më 1 tetor të vitit 2019 në Lushnjë, ngjarje ende e pazbardhur.

Meta punonte si shofer në kompaninë e viktimës, i cili merrej me tregtinë e makinave. Hida ishte daja i Zamir Latifit, i njohuri si anëtar i bandës së Aldo Bares. Ende nuk dihet nëse ngjarjet kanë lidhje me njëra-tjetrën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SA I BUKUR ËSHTË"/ Einxheli na tregon “çunin” që ka takuar: Nuk i durohet deri... (VIDEO)
Previous article "NUK MUND TË KETË DREJTËSI..."/ Zelensky: Sanksionet e reja ndaj Rusisë do të jenë më të forta

s.autor

Postime të ngjashme

"GJYSHJA KA VDEKUR"/ Nipi telefonoi policinë pas vrasjes makabre në Tiranë. Autori pas krimit shkoi tek kushëriri në Kamzë, ishte dënuar për dhunë në familje Aktualitet

"GJYSHJA KA VDEKUR"/ Nipi telefonoi policinë pas vrasjes makabre në Tiranë. Autori pas krimit shkoi tek kushëriri në Kamzë, ishte dënuar për dhunë në familje

TRONDITET SARANDA/ Vrasje me armë zjarri, kush është viktima (EMRI) Aktualitet

TRONDITET SARANDA/ Vrasje me armë zjarri, kush është viktima (EMRI)

AUTOBUSI PLOT ME MALLRA KONTRABANDË/ Dy të arrestuar në aksin Kakavijë-Gjirokastër, sekuestrohen 22 mijë euro Aktualitet

AUTOBUSI PLOT ME MALLRA KONTRABANDË/ Dy të arrestuar në aksin Kakavijë-Gjirokastër, sekuestrohen 22 mijë euro

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT