Publikohen emrat e të ndaluarve pas operacionit antidrogë në Korçë.
Drejtori Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë Drejtues i Parë Gjovalin Loka, në konferencë për shtyp për finalizimin e fazës së parë të operacionit antidrogë “Knock down” deklaroi se:
‘Mbrëmjen e djeshme, pas një hetimi intensiv të startuar pesë muaj më parë, nga strukturat për Hetimin e Krimeve në DVP Korçë, në bashkëpunim me Sektorin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore në Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, konkretisht Seksionit të Posaçëm Kundër Pastrimit të Parave Krimeve Financiare dhe Hetimeve Pasurore, është finalizuar me sukses operacioni policor i koduar “Knock down” për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve. Në përfundim të fazës të parë të këtij operacioni, janë proceduar 101 persona për të cilët Prokuroria pranë Gjykatës të Shkallës të parë Korçë ka nxjerrë 31 urdhra ekzekutimi për zbatimin e vendimeve të Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për zbatimin e masës së sigurisë “Arrest me burg”, të dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve , kryer në bashkëpunim ose më shumë se një herë, për shtetasit e mëposhtëm:
-420 gram kokainë. -340 gram kanabis. -21.6 gram heroinë. -2 kokrra metadon. -1.556.300 lekë. -20.595 euro. -110 dollarë. -280 paund. -50 telefona celularë. -20 automjete. -5 peshore elektronike. -1 radio marrëse policie. -1 përforcues grushti. -Dokumenta identifikimi të shtetasve të ndryshëm. Në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të aktiviteti kriminal te këtyre personave. Nën hetim janë edhe disa punonjës policie të cilët dyshohen si bashkëpunëtorë të tyre.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme hetimore.


