• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U DËMTUA NGA TËRMETI/ Manastirliu në qendrën e re shëndetësore Ishëm: Bëhemi gati për hapjen e 29 të tjerave…
Home
Sociale

U DËMTUA NGA TËRMETI/ Manastirliu në qendrën e re shëndetësore Ishëm: Bëhemi gati për hapjen e 29 të tjerave…

19 April, 2022 s.autor Aktualitet, Sociale

Rindërtohet qendra e re shëndetësore Ishëm. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, së bashku me kryetaren e Bashkisë Durrës Emirajna Sako dhe Ambasadorin e Zvicrës në Shqipëri Adrien Maitre, kanë parë nga afër qendrën e re shëndetësore në Ishëm, e rindërtuar pas dëmtimeve të tërmetit të 26 Nëntorit 2019.

Manastirliu deklaroi se në kuadër të programit të rindërtimit është mundësuar që qendrat shëndetësore të dëmtuara, të rindërtohen me standarde bashkëkohore.
“Tashmë kemi finalizuar një projekt me standarde bashkëkohore. Një projekt, i cili me të vërtetë po sjell për të gjithë banorët e Ishmit por jo vetëm, por edhe për turistët të cilët do të frekuentojnë zonën e Lalzit dhe të Ishmit përgjatë sezonit turistik, një shërbim shembullor shëndetësor. Në kuadër të programit të rindërtimit, jemi duke finalizuar edhe spitalin bashkiak të Laçit, për ta vënë sa më shpejt në dispozicion të banorëve të këtij qyteti. Nga ana tjetër, vijojmë me fazën tonë të dytë të rehabilitimit të të gjithë qendrave shëndetësore dhe ambulancave që ende nuk janë prekur nga faza e parë e programit të 300 qendrave shëndetësore, për t’i finalizuar brenda këtij mandati”, tha Manastirliu.

Nga Ishmi, një qendër 24 orëshe që i shërben jo vetëm banorëve të këtij komuniteti, por edhe turisteve, Ministrja Manastirliu tha se po merren masa për sezonin turistik.

“Kemi filluar përgatitjet për të riorganizuar punën për hapjen e 29 qendrave shëndetësore verore. Qendra shëndetësore Ishëm i përgjigjet shërbimeve të kujdesit shëndetësor për të gjithë turistët, përveçse banorëve në zonën e Ishmit dhe të Lalzit. Por nga ana tjetër në pikat e kujdesit shëndetësor janë 29 pika, të cilat përgjatë sezonit turistik do të vijojmë të kemi shërbime për turistët, në mënyrë që të kemi një sezon turistik të sigurt dhe të shëndetshëm”, tha Manastirliu.
E pranishme në inspektim, Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako tha: “Në po përgatitemi edhe për sezonin turistik, kjo qendër përveç banorëve të komunitetit, do t’ju shërbejë edhe një numri të turistëve, vizitorëve që vijnë në zonën e Lalzit, por edhe pjesë të tjera të zonës së Ishmit”.

Qendra e re shëndetësore e Ishmit është ndërtuar me mbështetjen e qeverisë Zvicerane, nëpërmjet Projektit Shëndet për të Gjithë, në kuadër të Programit të Rindërtimit.

“Jam shumë i lumtur për këtë investim në këtë komunitet. Ne do të vijojmë të ndihmojmë Shqipërinë në fushën e shëndetësisë për të përfunduar projektet tona”, tha Ambasadori i Zvicrës në Shqipëri Adrien Maitre.
Qendra shëndetësore në Ishëm u dëmtua nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019. Kjo qendër shëndetësore 24 orëshe ofron shërbim shëndetësor për rreth 8,000 banorë të njësisë administrative Ishëm.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MBAJ MEND ÇDO GJË"/ Këngëtarja shqiptare rrëfen për herë të parë si e ka përjetuar ndarjen e prindërve
Previous article LUFTA PËR DONABSIN/ Ukraina humb Kreminën: Nuk mund të llogarisim numrin e civilëve që kanë humbur jetën

s.autor

Postime të ngjashme

KONFLIKT NË BURGUN 302/ “Mos bëj zhurmë se më prishe gjumin”, Viktor Ymeri godet me shuplakë një të burgosur nga Kosova Aktualitet

KONFLIKT NË BURGUN 302/ “Mos bëj zhurmë se më prishe gjumin”, Viktor Ymeri godet me shuplakë një të burgosur nga Kosova

"NUK E MENDOVA DY HERË"/ Shqiptari zhytet në ujërat e oqeanit në SHBA dhe shpëton të moshuarin: Në raste të tilla… Aktualitet

"NUK E MENDOVA DY HERË"/ Shqiptari zhytet në ujërat e oqeanit në SHBA dhe shpëton të moshuarin: Në raste të tilla…

E PËSOJNË KEQ/ Hynë si ilegalë në Itali, kapen dhe dëbohen 4 shqiptarët, njëri prej tyre me precedent për drogë Aktualitet

E PËSOJNË KEQ/ Hynë si ilegalë në Itali, kapen dhe dëbohen 4 shqiptarët, njëri prej tyre me precedent për drogë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT