• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DOKUMENTI/ Zbardhet rekursi i SPAK në Gjykatën e Lartë për ish-ministrin Saimir Tahiri, kërkohet…
Home
Aktualitet
Kronikë

DOKUMENTI/ Zbardhet rekursi i SPAK në Gjykatën e Lartë për ish-ministrin Saimir Tahiri, kërkohet…

19 April, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

SPAK kërkon cilësimin e veprës “Trafikim në kuadër grupit strukturuar”, duke dalë kështu kundër dënimit për ‘shpërdorim detyre’.

SPAK Kërkon nga ana e Gjykatës së Lartë kthimin në Apel të çështjes për ish-ministrin me një trup të re gjyqtarësh. E njëjta masë është kërkuar dhe për ish-drejtorin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çela.

Sipas prokurorëve, “të gjitha provat dhe faktet e lartpermendura provojnë në tërësinë e tyre dhe në harmoni me njëra-tjetrèn. se të pandehurit Saimir Tahici dhe Jaled Cela duke u krijuar kushte dhe lehtési anetareve te grupit te strukturuar kriminal (apo organizatës kriminale, siç është cilesuar nga autoritetet italiane te drejtesise), duke i ndihmuar pjesëtarët e grupit kriminal, kane kryer veprat penale të Trafikimit të nurkotikëve”, në bashkepunim ne formen e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizatat kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. parashikuar nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2, 334 të Kodit Penal.

I paraqitëm keto argumente me qellimin për të sjellë ne vemendje të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, se Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në zbatim të gabuar te ligjit material dhe procedurial, ka ndryshuar cilesimin ligjor te vepres penale duke e deklaruar fajtor te pandehurit Saimir Tahiri dhe Jaeld Cela për veprën penale të “Shpërdorimit të detyres, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, ndërkohë siç analizuam me lart, rezulton e provuar se të pandehurit Saimir Tahiri dhe Jaeld Çela kanë kryer veprat penale “Trafikimi i narkotikeve”, bashkëpunim ne formen e grupit të strukturuar kriminal”, “Grupi strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe gripi i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 te Kodit Penal.

Në përfundim, duke vleresuar se vendimet e gjykatave janë marrë në në zbatim të gabuar të ligjit material dhe procedurial, bazuar ně nenin 441 pika 1 edhe 75/b te Kodit te Procedures Penale.

KERKOJME

Prishjen e vendimit të Gjykatës së Posaçme te Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Nr.3. date 04.02 2022 dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në këtë gjykatë me tjetër trup gjykues.

Bëhet me dije se të pandehurit pritet të bëjnë gjithashtu gjatës kësaj jave rekursin e tyre në Gjykatën e Lartë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PUTIN ËSHTË I ZEMËRUAR"/ Inteligjenca britanike: Faza e re e luftës mund të zgjasë me muaj...
Previous article ZBULOHET SKEMA/ E mashtruan dhe i morën 130 mijë euro gruas greke, mes të arrestuarve një 36-vjeçare nga Shqipëria

s.autor

Postime të ngjashme

JO MË MISH BRAZILIAN NË SHQIPËRI/ Ministria e Bujqësisë njofton AKU-në: Nga 3 shtatori ndërpritet importi Aktualitet

JO MË MISH BRAZILIAN NË SHQIPËRI/ Ministria e Bujqësisë njofton AKU-në: Nga 3 shtatori ndërpritet importi

"RREZIKOHEN BANESAT"/ Përkeqësohet situata me flakët në Krujë, kërkohet ndërhyrje nga ajri Aktualitet

"RREZIKOHEN BANESAT"/ Përkeqësohet situata me flakët në Krujë, kërkohet ndërhyrje nga ajri

E RËNDË NË GJIROKASTËR/ 4 të plagosur pas përplasjes së makinave, një nga mjetet drejtohej nga një 17-vjeçar Aktualitet

E RËNDË NË GJIROKASTËR/ 4 të plagosur pas përplasjes së makinave, një nga mjetet drejtohej nga një 17-vjeçar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT