• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GRABITI POSTËN NË KAMËZ/ I maskuar dhe me paratë në dorë, ja momenti kur Elis Suçi largohet në drejtim të “Bulevardit Blu”
Home
Aktualitet
Kronikë

GRABITI POSTËN NË KAMËZ/ I maskuar dhe me paratë në dorë, ja momenti kur Elis Suçi largohet në drejtim të “Bulevardit Blu”

19 April, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Elis Suçi, i shpallur në kërkim, është kapur nga kamerat e sigurisë teksa po largohej në Bulevardin Blu në Kamzë, pasi kreu vjedhjen në filialin e postës, së bashku me mikun e tij, Algert Kurti.

Në foton e siguruar për Top Channel, ai shihet teksa largohet me qesen me paratë e grabitura. Suçi, person me precedent të mëparshëm penal mban vënë një kapelë të bardhë dhë një maskë anti Covid, teksa në dorë ka një qesë ku dyshohet se mund të jenë paratë e vjedhura.

Në skedarët e bluve rezulton se Suçi, në kërkim edhe për disa grabitje të tjera në Tiranë, qëlloi me armë ndaj efektivëve të Policisë gjatë një aksioni për arrestimin e tij. Ngjarja u shënua në mars të po këtij viti në rrugën “Nënë Tereza” në Kamzë. Në momentin që e ka kuptuar që po e ndiqte policia, Suçi ka qëlluar me pistoletë dhe është larguar. Nga të shtënat fatmirësisht nuk pati të lënduar.

Këtë mëngjes u arrestua Algert Kurti. Ai e njihte shumë mirë zonën, pasi jetonte pranë filialit të postës, në bulevardin blu.

Pas arrestimit ka deklaruar se e ka kryer grabitjen në bashkëpunim me shokun e tij Elis Suçi. Ka qenë ky i fundit, ai që ka vëzhguar mirë veprimtarinë e punonjëseve dhe klientëve në postë dhe kur ka parë se nuk ka asnjë klient, rreth orës 14:20 ka njoftuar shokun të vijë.

I maskuar me kapele dhe maskë anti Covid, Kurti kreu me shpejtësi vjedhjen e parave. Dy punonjëset e postës që u bënë dëshmitare të ngjarjes, i kanë thënë policisë se autori i ka kërcënuar me një pistoletë, të cilën e mbante në çantën e belit. Kurti ka thënë se do t’i vriste ato nëse nuk i jepnin shumën që kërkoi. Ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë së postës, por edhe të bizneseve përreth.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E MORËN PENG DHE E DHUNUAN 31-VJEÇARIN/ Çvendosi gjykata për Denalda Çezmën dhe Shkëlqim Koçekun
Previous article #kudomeVodafone, edhe jashtë Shqipërisë!

s.autor

Postime të ngjashme

U SHFAQ NË VIDEOT INTIME/ Blerina Matraku kërkon ndjesë publike Aktualitet

U SHFAQ NË VIDEOT INTIME/ Blerina Matraku kërkon ndjesë publike

AKSIDENT NË KSAMIL/ Motori del nga rruga, plagoset drejtuesi 28-vjeçar Aktualitet

AKSIDENT NË KSAMIL/ Motori del nga rruga, plagoset drejtuesi 28-vjeçar

NDODH EDHE KJO NË DURRËS/ Djali i ish-drejtoreshës së Postës që vidhte pensionet dhunon me grushte policin jashtë shërbimit, vihet nën hetim... Aktualitet

NDODH EDHE KJO NË DURRËS/ Djali i ish-drejtoreshës së Postës që vidhte pensionet dhunon me grushte policin jashtë shërbimit, vihet nën hetim...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT